Veliaj prezanton programin:Në 300 ditë zgjidhim 3000 probleme

267
Kandidati i majtë për bashkinë e kryeqytetit në zgjedhjet e 21 qershorit, Erion Veliaj nga Qyteti Studenti ka prezantuar programin e tij për Tiranës. 
“Qytetarët e Tiranës duan zgjedhje konkrete për probleme konkrete ndaj dhe për këtë dua të flasim sot”. Kështu e ka nisur fjalën e tij kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj teksa ka prezantuar programin e punëve të tij për kryeqytetin.
Ai ka thënë se nga një grup vullnetarësh të cilët kanë punuar për një muaj në çdo cep të kryeqytetit për konstatimin nga afër të problemeve u evidentuan rreth 3000 probleme , të cila ai premtoi se do të marin zgjidhje në 300 ditët e para të qeverisjes së tij.
“Qytetarët e Tiranës duan zgjedhje konkrete për probleme konkrete ndaj dhe për këtë dua të flasim sot. Fushata jonë është e përqëndruar tek vullnetarët. Dhe janë 80 të rinj vullnetarë që në një muaj kanë bërë një inventar të degradimit të Tiranës në 4 vitet e drejtimit të Lulëzim Bashës. Kanë shkuar në çdo cep të Tiranës dhe kanë identifikuar 3000 probleme që ka Tirana dhe i kanë ndarë ato në kategori:
1. Infrastruktura që është në një degradim total. Ne në 300 ditët e para do meremi pikërisht me këto 3000 probleme. Ne kemi identifikuar 278 hapësira publike të cilat janë të keqpërdorura nga bashkia. Bashkia deri më sot ka 479 probleme.
2. Arsimi është një tjetër problem i madh që ne kemi evidentuar. Bilanci i degradimit në këtë fushë: 47 hapësiar sportive të amortizuara, 19 hapësira për bibloteka që nuk funksionojnë, 89 çerdhe e kopshte që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.
3. Hapësirat e gjelbra mungojë totalisht. Kemi evidentuar 191 hapsira të pashfrytëzuara që në 300 ditët e para do vihen në shërbim të qytetarëve. Në total 376 probleme në këtë fushë.
4. Problemet e rrugëve, trotuare të degraduara, puseta të hapura, etj. Janë evidentuar 871 rrugë të amortizuara me gropa. Ne i dimë të gjitha këto se ku janë ndaj do i rimëkëmbim menjëherë. Janë 327 trotuare të amortizuar. Kemi evidentuar 114 rrugë ku mungon ndriccimi. Në kohën e Edi Ramës kishte 14 mijë ndriccues, sot janë vetëm 4 mijë. Në total 1646 probleme kemi identifikuar në këtë fushë.
5. Siguria është një tjetër shqetësim. Siguria e jetës që ka të bëjë me pastrimin, ne identifikuam 189 komunitete ku ka probleme me kafshët e rrugës. Ne nuk duhet të kthehemi në një qytet xhungël, ku o ne o kafshët. Ne kemi programin tonë për këto. Kemi evidentuar 113 hapësira ku nuk mbillen mbeturinat. Janë 66 tregje që përbëjnë 66 vatra infeksioni dhe kjo është e patolerueshme. Në total kemi evidentuar 362 probleme të kësaj lloj sigurie”, tha Veliaj.
Më tej Veliaj ka prezantuar projektet e tij për kryeqytetin të parashtruar në 12 pika, në të cilat ai është ndalur për të sqaruar punën që do të bëhet në secilën prej tyre. 
Projektet:
1 .Në Qytetin Studenti do ketë një kampus të ri universitarë ku për të gjithë të rinjtë shqiptarë mund të studiojnë aty.
2. Bulevardi i Ri i Tiranës është një hapësirë fantastike dhe projekti për ndërtimin e tij do të kalojë menjëherë.
3. Do përfundojë unaza e mesme, e voglën dhe do mbyllim edhe unazën e madhe. Kjo do të bëjë që të kemi një trafik që ecën më shpejt dhe një frymarrje për Tiranën.
4. Do ketë një hyrje të re në Tiranë nga rruga e Dibrës
5. Masterplan për lëvizjen me biçikletat dhe për këmbësorët. Kjo do 10 fishojë numrin e njerëzve që ecin në këmbë apo zgjedhin biçikletat.
6. Parku i integruar i liqenit ne do ta çojmë përpara projektin që nisi Edi Rama bashkë me qendrën Olimpike të integruar edhe me kopshtin botanik
7. Plani për Kopshtin Zoologjik, i cili do ti japë atij një fytyrë të re.
8. Projekti i liqenit të Kasharit do ta bëjë që ky liqen të kthehet në një hapësirë fantastike për tu vizituar. Më tej ky plan do zbatohen për të gjitha liqenet e tiranës dhe në fakt tirana ka disa liqene. 
9. Do caktojmë fondin e komuniteteve. Komunitetet do ti vëmë në garë dhe kur komunitetet të sjellin projekte për financim do të bashkëfinancohen edhe nga komunitetet e tjera. Sepse çdo komunitet do ti invetojë vetë paratë e tij
10. Projekti ku çdo shkollë e bashkisë së re të kthehet në një hapësirë komunitare.
11. Projekti për parkun e pemëve të besimit dhe të të gjithë bimësisë që është në librat e shenjtë. Ky projekt do të bëjë që kryeqyteti të vizitohet akoma dhe më shumë
12. Projekti i pazarit të ri shumë i rëndësishëm. Propozimi ynë është që të kemi tregje shëtitëse në të gjitha zonat e Tiranës. 
Rama: Veliaj është mundësia më e mirë për Tiranën
I pranishëm në këtë takim për prezantimin e programit ishte dhe kryeministri Rama i cili u shpreh se Veliaj është opsioni më i mirë që kanë qytetarët për Tiranën e për këtë duhet që ta votojnë.
Rama tha se tashmë ka ardhur koha që qytetarët të ndahen nga e shkuara e Sali Berishës dhe ti bashkohen së majtës, nga e cila Rama përmendi edhe një serë arritjesh që ka bërë kjo qeveri në 18 muaj qeverisje.
Sipas Ramës shëndetësinë është si një nga sektorët që kanë ndryshuar falë reformës së qeverisë. Ai tha se jo vetëm që nuk ka asnjë ministër të korruptuar, por nuk ka asnjë që nuk e ka prioritet luftën kundër korrupsionit.
“Vendosmëria e fortë e qeverisë, mundësia historike që ka treguar kjo vendosmëri për tu ndarë nga e shkuara. Kjo është një shenjë kuptim plotë e besimit që po tregojnë tek vendi reformat tona. Reforma që u vonuan për shumë vite kur u zgjodh politika dritëshkurtër e mbajtjes së pushtetit, duke rrënuar pushtetin. Politika e mjaltit të gënjeshtrave, në vend të ilaçit ndonjëherë të hidhur të të vërtetave. 18 muaj janë pak për të zgjidhur hallet e Shqipërisë por mjaft për të treguar se rruga është duhura. Ashtu siç thotë populli, dielli duket që në mëngjes, këto 18 muaj janë të mjaftueshëm për të parë mëngjesin e kohës, se e ardhmja do të jetë shumë më e mirë se e tashmja dhe se rruga drejt destinacionit është në drejtimin e duhur”, tha kryeministri Rama.
Sipas kryeministrit të gjithë shembujt nga çdo sektor flasin për këtë. Ai mori si shembull sektorin e energjisë duke vlerësuar reformën që nuk e kishte ndërmarrë anjë qeveri më parë.
“Duke filluar nga energjia. Gjithë shqiptarët e dinë mirë, se qeveria vendosi të ndërmarrë një reformë që askush më parë nuk e kishte ndërmarrë ndonjëherë. Një reformë që i ngjan një operacioni shumë të vështirë në një organizëm shumë të degraduar. Në 1 mld euro borxh të akumuluar në 6 vjet, nga 2007 deri në 2013. Një borxh i krijuar, kur gjysma e popullit paguante edhe për gjysmën tjetër”, tha ai.
Rama nuk la pa përmendur edhe arsimin e arritjet në këtë sektor. “Ne hoqëm 120 tekste idiote që u serivireshin nxënësve në rrugën e dijes. Vitin që vjen do të heqim edhe 500 tekste të tjera me votën e mësuesve. Këto tekste do ti zëvendësojmë me tekste të Oxford etj. Deri para 18 muajsh ne e dimë shumë mirë se si mund të bëheshe mësuese ose mësues”, tha ai.
Rama u shpreh se “askush nuk mund ta harrojë se deri para 18 muajsh njerëzit rrinin para dyerve të spitalit me receta në duar për të blerë ilaçe 30% më shtrenjtë se në vendet e BE. Ndërsa sot jo vetëm që nuk ka mungesë ilaçesh, jo vetëm që 70 mln dollarë u janë kursyer shqiptarëve me këtë ulje të çmimit, por edhe më shumë se kaq. Sot në spitalet tona, ka filluar të hyjë telemjekësia. Jemi në drejtimin e duhur. Shqupi bërtiste dje në parlament, korrupsion përmes shitjes së barnave. Në Shqipëri historitë e korrupsionit janë larg të quajturit histori të së shkuarës. Por nuk ka asnjë ministër që jo vetëm të mos jetë i përzierë me korrupsion por që dhe nuk e ka luftën kundër korrupsionit prioritet. Korrupsioni për ne nuk ka as ngjyra partie, nuk ka as lidhje farefisnie. Për ne korrupsioni armik, që përmes kujtdo që na shfaqet jemi të gatshëm ta luftojmë pa mëshirë”, – tha Rama.