Takimi i Ramës me kryeministrat e Ballkanit, vjen reagimi i parë nga PD-ja

78
Pas takimit joformal që kryeministri Edi Rama po zhvillon me homologët e tij të Ballkanit Perëndimor në Vilën Qeveritare në Durrës, vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike.
Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka kthehet pas në kohë kur diktatori Enver Hoxha kishte miqësi me Titon e ish-Republikës së Jugosllavisë. Poloka thekson se ky takim është edhe ‘bashkimi’ i ri me Jugosllavinë.

MESAZHI I PALOKËS
Ne periudhen e mjaltit me Titon, Enver Hoxha pranoi propozimin per bashkimin ekonomik te Shqiperise me Jugosllavine.
Sic do te pranonte vete diktatori pas “prishjes” me dashurine e pare ne kampin komunist ( jugosllavet formuan PK te Shqiperise dhe vune Hoxhen ne krye te saj), bashkimi ekonomik me Jugosllavine fshihte qellimin politik te bashkimit te Shqiperise me Jugosllavine ne kuadrin e federates. Nderkaq, zbatimi i planit, per aq kohe sa u zbatua, shenoi rrenimin e plote dhe te asaj ekonomie qe kishte Shqiperia ne ate periudhe.
Pa marre persiper as rolin e historianit e as ate te specialistit ne ekonomi, thjesht si qytetar i ketij vendi, do doja qe te behej transparence per kete “bashkim” te ri , informacioni per te cilin deri tani ka mbetur ne kuadrin e thashethemeve.
Nje gje eshte e konfirmuar te pakten deri me sot ( perfshi takimin e Triestes); i vetmi vend qe nuk ka perfituar eshte Shqiperia e Rames.