Sulmet e Ramës ndaj prokurorit Ndoja/ Nishani: Pse nuk bëri kallëzim penal?

446
Sigal

“I inkriminuar”, kështu e quajti Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, prokrurorin Arjan Ndoj.

Nishani theksoi në një studio televizive se, kryeministri Edi Rama ka pasur informacion për profilin e tij dhe nuk ka bërë asnjë kallëzim penal.

“Kryeministri i vendit e ka poseduar informacionin që ky prokuror është i inkriminuar dhe është në funksion të krimit. Si ka mundësi që një kryeministër, mua si një qytetar i thjeshtë, më bën përshtypje të madhe se si kryeministri i vendit ka informacion dhe mekanizmat në xhep për ta zgjidhur, e di që ky prokuror është i lidhur me krimin dhe i shërben krimit dhe mund ti ndodhi ajo që i ndodhi dhe nuk ka bërë një kallëzim penal ndaj këtij prokurori.

Nuk po them hetime, arrestime e përndjekje të tij nga ligji, por një kallëzim prokurores së përgjithshme. Kryeministri disponon 1,2,3,4 apo 5 informacione dhe besoj se disponon informacion. Se kryeministrit dhe Presidentit të Republikës i shkon cdo lloj informacioni për individë me profil të tillë në administratën publike sic mund të jetë një prokuror apo gjyqtar dhe që mund të jetë i lidhur me krimin”, u shpreh ndër të tjera Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD.

Nga atentati i 1 nëntorit pranë “Mbikalimit të Shkozetit” humbi jetën pasditen e sotme shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku. Për çështjen në fjalë për momentin i ndaluari i vetëm është Redjan Rraja, i afërm i deputetit të PS Rrahman Rraja.