Sokol Hazizaj: Duhen 6 muaj kohë, për Gjykatën Kushtetuese

154

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Duhen 6 muaj që të funksionojë Gjykata Kushtetuese

 

Jakup B. GJOÇA

 

Shqipëria përjeton krizën më të thellë institucionale dhe kushtetuese. Mungesa e 3-vjeçare e Gjykatës Kushtetuese, e pashembullt në gjithë historinë e shteteve demokratike, ka bërë që në Shqipëri të mos ketë rend kushtetues, pasojë e së cilës është që KQZ-ja t’i atribuojë vetvetes kompetenca të tilla kushtetuese, saqë të marrë vendim të mos zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve vendore, ndërkohë që Kolegji Zgjedhor, merr kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, duke marrë vendim që të bëjë të pavlefshëm dekretin e Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve vendore. KQZ, nuk zbaton as dekretin e Presidentit të Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në 13 tetor 2019, duke u rebeluar kundër rendit kushtetues. Opozita nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, derisa Presidenti i Republikës e ka shfuqizuar, ndërkohë që maxhoranca, e cila i zhvilloi zgjedhjet me ligjin “ e të fortit”, po konstituon këshillat bashkiake, në mjedise të tjera ilegale, duke bërë qesharake gjithë procesin, ndërkaq që “pushton” godinat e bashkiake, duke thyer xhamat dhe portat. Pyetja e parë është: Kur do të funksionojë Gjykata Kushtetuese, e cila mund të gjykojë dekretet e Presidentit për shfuqizimin e 30 qershorit dhe zhvillimin e zgjedhjeve vendore në 13 tetor?

 

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Ja sa kohë duhet që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale

 

Parlamenti ka çelur garën për tre anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi aktualisht ka paraqitur kandidaturën, vetëm për një. Tre vendet vakante pritet të plotësohen brenda muajit shtator. Mazhoranca është zotuar publikisht që në shtator do të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, në një prononcim për gazetën “Telegraf” thotë:

“Vakancat në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të plotësohen dot në shtator, të paktën as 5 prej 9 vendeve të mundshme. Gjykata Kushtetuese nuk mundet dhe nuk ka sesi të plotësohet dhe të funksionojë brenda muajit tetor. Opinioni im është: Që të krijohet një Gjykatë Kushtetuese funksionale, minimalisht duhen 6 muaj. Procedurat ligjore e Kuvendit ka 1 muaj kohë, që të shqyrtojë kandidaturat e saj për në Gjykatën Kushtetuese. KED ka 5 ditë, dhe do duhen edhe 10 ditë të diskutohen. Kështu që shkon 45 ditë. Nëse nisemi nga shtatori, do të duhen nga mesi i nëntorit të jetë koha që të shqyrtohen kandidaturat.