Skandali/ Manastirliu me biznes “Kazino” në qendër të Tiranës, me leje 5-vjeçare; ja menaxhojnë familjarët

613
Sigal

Ministrja Manastirliu me biznes ”Kazino” në qendër të Tiranës; ia menaxhon i vëllai dhe kunati

Ligjet bëhen sa për të mashtruar SHBA-BE-në, ndaj zbatohen vetëm për fukarain e jo për again/ Kujtojmë, se ky biznes, që maskohet pas emrit të vëllait të saj me precedentë penalë (Alban Manastirliu), figuron në “listën e zezë” të kryeministrit Rama të 31 dhjetorit 2018, me licencë të hequr sipas ligjit special për mbylljen e lojërave të bixhozit; si gjoja kusht i vendosur prej BE-së; por ja që Kazino Elektronike “V.LT-ALBANIA” e ministres së ilaçeve, është e pajisur me licencë koncesionare 5-vjeçare nga Autoriteti Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit; duke e vazhduar aktivitetin në hyrje të bllokut të ambasadave të BE dhe pranë Ambasadës së SHBA, bashkë me një restorant luksi. Mirëpo, sipas një dosjeje tatimore të ardhur në ”PAMFLETI”, me të dhëna zyrtare të datës 2 gusht 2019, rezulton se kazino të paligjshme; nuk paska vetëm trafikanti Beso i Tajvanit, që lejohet si mik i kryeministrit Rama dhe ortak i Olsit, por edhe “ministrja e ilaçeve” Ogerta Manastirliu. Sipas QKB dhe regjistrit të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, biznes-kumari i minstres Manastirliu, quhet “Kazino Elektronike “V.LT-ALBANIA” me Nipt: K 9152400 U, regjistuar me emrin e vëllait të saj, Alban Manastirliu, në hyrje të bllokut të ambasadave, në qendër të Tiranës, përballë kullës pronë e një drejtuesi të lartë të PS, ku ka zyrat oligarku i rrugës Milot-Baldren Aktiviteti “Kazino Elektronike “V.LT-ALBANIA”, është licencuar në kundërshtim të plotë me ligjin e dhejtorit 2018, mbasi ajo nuk gjendet në “Hotel 5 yje”, por në ndërtesë të zakonshme, me logo e reklamë joshëse me drita mavi e rozë. Tatimet dhe policia Lleshaj-Veliu e dinë shumë mirë, që qysh prej datës 1 janar 2019, kazinoja e ministres Manastriliu, ushtron aktivitet jashtë ligjit, licensuar po jashtë ligjit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit e lejuar nga QKB; por nuk guxojnë të futen brenda saj as kur ka informalitet dhe as kur informohen, se brenda saj, shitet e përdoret “Miell TOP-i”, apo struken persona të armatosur e në kërkim. Pamfleti