Doli për të pirë kafe e s’u kthye më, gjendet i vdekur 66-vjeçari

742
Sigal

Një 66-vjeçar i humbur prej dy ditësh është gjetur sot i pajetë. Bëhet fjalë për të ndjerin Zeman Kusho nga Stjari i Delvinës.

Viktima është gjetur i vdekur në Bajkaj të Delvinës rreth dy kilometra larg Stjarit.

Familja ishte në kërkim të Kushos prej dy ditësh, pasi 66-vjeçari kishte dalë të konsumonte një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Për herë të fundit, Kusho është parë i gjallë nga kamerat e një biznesi në Stjar. Ende nuk dihen arsyet që e kanë bërë Zeman Kushon të humbte jetën por një nga dyshimet janë temperaturat e larta.

Dyshohet se moti i nxehtë mund të ketë sjellë komplikacione në shëndetin e 66 vjeçarit. Trupi i viktimës nuk kishte shenja dhune.