Si u zgjodhën në periudhën e protestave, Ismail Qemali deputet i Beratit, Zogu deputet i Dibrës dhe Berisha deputet i Kavajës

245

Historia e fushatave elektorale në Shqipëri nga Parlamenti xhonturk, Kuvendi komunist e deri te zgjedhjet pluraliste

Para vitit 1900, zgjedhjet e deputetëve shqiptarë bëheshin për llogari të Parlamentit turk, ku çdonjëri prej tyre përfaqësonte një pjesë të caktuar të popullsisë shqiptare. Ndërsa, në vitin 1908, zgjedhjet për në Parlamentin turk u bënë sipas ligjit elektoral të shpallur nga xhonturqit më 15 shtator 1908, i cili nuk njihte kombësitë joturke dhe i shpallte të gjithë banorët e Perandorisë “osmanlinj”. Ai vinte si kusht për të qenë deputet pranimin e përkatësisë në “kombësinë” osmane, njohjen e gjuhës turke, si dhe caktonte për këtë një faturë të lartë pasurie, duke përjashtuar kështu nga zgjedhjet shtresa të gjera të popullsisë fshatare e qytetare. Por xhonturqit e shkelën edhe këtë ligj, i kufizuan më shumë të drejtat e kombësive joturke në zgjedhje. Fushata elektorale e muajve tetor-nëntor u zhvillua në Shqipëri në një gjendje të nderë dhe u shoqërua me konflikte ndërmjet atdhetarëve shqiptarë e xhonturqve. Në zona të tëra popullsia shqiptare, duke kujtuar se regjistrimi i popullsisë që xhonturqit ndërmorën për zgjedhjet bëhej për shtimin e taksave, e bojkotuan atë…

Për më tepër lexoni në brendi të gazetës  Telegraf