Shqipëria, hambar i Evropës për drogë

457
Sigal

Kryeprokurori i
Antimafias së Leçes,
Cataldo Motta
kundër ministrit Tahirit

 

Televizioni i
njohur “RAI” i është rikthyer çështjes së kultivimit dhe trafikimit të
marijuanës nga Shqipëria në Itali. Fakte e përballje deklaratash, shifra që
përgënjeshtrojnë Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

RAI: Qytetari –
kjo 100 euro, 60 për mua dhe 40 për Policinë.

RAI:  Udhëtimi ynë në malet e Krujës ka bërë shumë
zhurmë në Shqipëri. Ditën pas publikimit të reportazhit nga RAI, gazetat
kryesore në Shqipëri janë hapur me investigimin tonë për kultivimin e
kanabisit. Nga gazetat, u kalua në parlament ku opozita e drejtuar nga Lulzim
Basha i është vënë kundër qeverisë.

L. BASHA:
Prodhimi i drogës është aktiviteti ekonomik kryesor sot në Shqipëri, ku burimet
kryesore, si njerëzore dhe financiare, po i drejtohen kultivimit të kanabisit.

RAI: Edhe pse Ministri
i Brendshëm kishte deklaruar komplet të kundërtën.

S.TAHIRI: Shqipëria
nuk është vend problem në trafikun e drogës.

RAI: Por përgjigja
për Tahirin vjen nga Leçe, nga prokurori Cataldo Motta, shefi i distriktit
antimafia në Leçe, titullari i të gjitha dosjeve për trafikun në kanalin e Otrantos.

Cataldo Motta:
Problemi është i yni, sepse jemi vetëm 44 milje nga Vlora, është Puglia që
tashmë është porta hyrëse për Evropën Perëndimore.

RAI: Puglia,
porta hyrëse e Evropës, ku vetëm në ditët e fundit janë kapur 6 trafikantë me 1
ton kanabis, në dy operacione të ndryshme nga “Guardia di Finanza” dhe skuadra lëvizëse e Leçes.

S.Tahiri: Mendoj
se statistika juaj nuk është e vërtetë, sepse në vitin 2013 vinte më shumë drogë
në Itali nga brigjet tona.

RAI: Të dhënat
tona janë të njëjtat me Prokurorin Motta, të cilat flasin për një boom kanabisi
drejt Italisë.

Cataldo Motta:
Këtë vit kemi pasur sasi tepër të mëdha droge të sekuestruera. Vetëm në javën e
fundit të shtatorit “Guardia di Finanza” ka sekuestruar 3 ton e 800 kg marijuanë.

RAI: Tonelata
drogë, po si ka mundësi që në 5 vitet e fundit të jetë kjo situatë, por
prokurori Cataldo Motta ka një shpjegim.

Cataldo Motta:
Mendoj se bashkëpunimi që ishte në të shkuarën me autoritetet shqiptare është ftohur,
ndoshta ka rënë interesi i autoriteteve shqiptare.

RAI: Deklaratat
e Mottës nuk e kapën në befasi kryetarin Basha, i cili hedh akuza të rënda për
qeverinë, të cilat po i përkthejmë ashtu siç i thotë ai.

L.BASHA:  Kultivimi i drogës është lejuar nga qeveria, e
cila me ato fonde do blejë zgjedhjet e vitit tjetër.

RAI: Kjo, thotë
Basha bëhet me imlikimin e strukturave të korruptura të Policisë, me gjobën që
i merret kultivuesve për policinë.

RAI: Qytetari –
kjo 100 euro, 60 për mua dhe 40 për policinë.

RAI: Ministri
Tahiri na kishte ftuar të shikonim në shtëpinë tonë për shumë plantacionet që
zbulohen në Puglia.

Cataldo Motta:
Edhe në Itali ka plantacione, por sigurisht jo të mëdha dhe të pakrahasueshme
me  Shqipërinë, sepse perndryshe nuk do
kishim nevojë për importin nga Shqipëria, nëse do ishte situatë e krahasueshme
me Shqipërinë. Mund të them se Shqipëria ka hyrë në rrugën e të qenit një nga
furnizuesit kryesor të substancave të drogës. Kur ne kemi në përgjim një
telefonatë ku është prezent një shqiptar, në 90 % të rasteve bëhet fjalë për
trafik të organizuar të substancave të drogës.

http://www.rai.it/dl/RaiTV/programmi/media/ContentItem-207de061-eec7-4d01-ab88-c9fcfd48b451-tgr.html?refresh_ce