Shpresoj që një ditë t’jua shpërblejmë gjithë këtë dashamirësi dhe bujari dardanëve, vëllezërve tanë

1277
Sigal

Nga Elson Mziu

Qyteti turistik bregdetar që pret me mijëra e mijëra pushues çdo vit, ku pjesa më e madhe e tyre janë vëllezërit tanë dardanët, të cilët aq shumë i duam posaçërisht në periudhën e verës, e i presim me padurim të zbrazin xhepat në hotelet e qytetit. Dhe si për çudi këtë prag dimri po i duam akoma më shumë, por kësaj here për një arsye tjetër, për një arsye të trishtë, që na ka vrarë zemrat të gjithëve e madje besoj më shumë lëndoi dardanët, vëllezërit tanë që ishin të parët që u ofruan për të na ndihmuar fizikisht, moralisht dhe nga ana monetare. Duke nisur nga FSK, duke vijuar me vëllezërit dhe motrat tona me ndihma në ushqime e veshmbathje. Duke na hapur dyert e shtëpive të tyre, e mos të harroj të përmend qeverinë, që dhuroi bujarisht një vlerë monetare prej 500.000€. Me një zemërgjërësi të madhe për kombin tonë u dhuruan gjithashtu 1MILION€ nga Behgjet Pacolli dhe familja e tij jo si një pushtetar, por si një biznesmen dhe një vëlla shqiptar. Diçka më bën habi?! Vallë a ka ndonjë BURRË këtej nga ne që të dali i pari për të dhënë? Apo vetëm kur bëhet fjalë për të marrw janë të parët? Ah dhe diçka shpresoj që një ditë t’jua shpërblejmë gjithë këtë dashamirësi dhe bujari dardanëve, vëllezërve tanë dhe jo t’i presim me këmbët e para, kur të na vijnë në verë për pushime, por t’i presim si burrat e të paktën mos të përfitojmë nga prania e tyre në bregdetin tonë. Fatkeqësisht, (ky është një mendim tërësisht personal) Shqiptari kur harron të keqen shpejt edhe pasi e pëson, të mirën do e harroj edhe më shpejt. Zot, na ndriço!