Shpërndarja e hashashit në shkolla, reagon Malaj: E kuptoni ku po jetojmë?!

113

Nga Nora Malaj:

Mjaft më !

Mbrëmë ,sërisht , emisioni investigativ, “Stop” rishtazi me zë e figurë , lëshon alamin sos se rikthimi i shpërndarjes dhe konsumit të hashashit në mjediset e shkollave tanimë është kthyer si ritual i përditshëm.
E kuptoni ku po jetojmë??!!?
“Emisioni “Stop” në Tv Klan , i rikthehet fenomenit të shitjes së drogërave në ambientet e shkollave. Para më shumë se një viti, më 25 Shtator 2018, emisioni “Stop” denoncoi problematikën e shpërndarjes së hashashit në disa shkolla të Tiranës. Në atë kohë reagoi Policia e Shtetit, duke u shprehur se do të shtonte kontrollet në shkolla.
Por një vit më pas, asgjë nuk ka ndryshuar. Ky fenomen negativ vijon të jetë prezent në shkollat e kryeqytetit. Përmes një personi të infiltruar, emisioni “Stop” sjell me zë dhe me figurë me anë të kamerës së fshehtë se si nxënësit konsumojnë dhe shesin hashash. Më i madhi prej nxënësve është në vit të parë gjimnaz. I gjithë ky aktivitet ndodh në pjesën e pasme të shkollave. Rasti është filmuar në shkollën “Besnik Sykja”, që edhe vitin e kaluar ishte pjesë e problemit.”
Mjaftë më! Edhe “policimi në komunitete” , që u trumpetua me tam – tame nga qeveria, na doli kallp! Fëmijët , para – adoleshentë , janë në rrezikë! Shkolla tashmë nuk është vendi i sigurtë dhe jeta e fëmijëve nuk është më e garantuar. Cdo retorikë është e kotë!
Shkolla ka dështuar ne misionin e saj, policia gjithashtu ka dështuar, prindërit janë te frikësuar dhe fëmijët janë të kanosur nga kjo situatë që është e paprecedentë!
E kuptoni , nuk po flasim për politikë, as që mos të prekim qetësinë olimpke të qeverisë që bënë tualetin e radhës , po po flasim për jetën e fëmijëve dhe për kembanat e alarmit që po bien në kokat e tyre.
Mjaftë më!
Ti lëmë fjalët dhe të gjithë , pa përjashtim , të nisim një aksion mbarëkombërarë , ashtu siç po bënë emisioni investigativë, sa nuk është vonë për fëmijët tanë. Duhet marrë fatet e fëmijëve në dorë, se fatkeqësisht shtetin e “ Kërpëratave të analfabetëve politikë” e kanë kapur peng hashashi , droga e heroina !
Mjaft më kështu!
Jeta e fëmijëve shqiptarë, as shitet , as blihet , po ruhet si kapitali më me vlerë i familjes, shoqërisë, kombit dhe botës ku jetojmë!
Mjaft më!
Tani të shpëtojmë dhe të ndihmojmë e mbrojmë fëmijtë tanë dhe shkollën tonë!✍️🇦🇱🇪🇺