Juventusi pret biletën për në turin tjetër, e kualifikon në shtesë Duglas Kosta

534
Sigal

Juventus ka prerë biletën për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve falë një goli në shtesë të Duglas Kosta në transfertën përballë Lokomotiv Moskës. Skuadra bardhezi kishte kaluar e para në avantazh me Ramsein (4′), por u arrit nga vendasit falë Mirançuk në minutën e 12-të të sfidës.

Edhe pse krijoi disa raste, Juventusi nuk arriti të gjente rrjetën deri në fundin e sfidës, kur zëvendësuesi Duglas Kosta, mori një pasim nga Higuain dhe pas një sllallomi në zonë dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë Juventusit garancinë e vazhdimësisë në fazën tjetër të këtij aktiviteti.

Lokomotiv Moskë – Juventus 1-2
12′ Mirançuk / 4′ Ramsei, 90’+3′ D. Kosta