Sherefedin Shehu kandidati për Bashkinë e Dibrës

949
Pas videoskandalit të publikuar vetëm pak javë më parë në media, ku ish-kreu i Bashkisë së Dibrën Shukri Xhelili kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, është larguar nga ky post për të mos u kthyer më. Menjëherë pas publikimit të videos nga vajza që i ishte kërkuar ky favor seksual, qeveria shkarkon Shukri Xhelilin nga detyra. Para pak ditësh Presidenti i Republikës shpalli dekretin për zgjedhjet e ardhshme në qytetin e Dibrës për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë së këtij qyteti. Një datë e cila u kundërshtua nga PS duke deklaruar se nuk është konform ligjit. Nga ana e saj Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë të drejtë Shukri Xhelilit të kthehet më në postin që u shkarkua. Partia Demokratike vendosi dje të përfaqësohet me deputetin Sherefedin Shehun në zgjedhjet që do të mbahen në 11 shtatorit në Dibër. Vendimi u mor pas disa ditë diskutimesh me faktorët lokalë opozitarë në zonën e Dibrës, në mënyrë që ata të jenë të bashkuar dhe votat opozitare të përqëndrohen te kandidati Sherefedin Shehu. Për këtë kandidim deputetit Sherefedin Shehu do t’i duhet të dorëzojë mandatin e deputetit për t’u regjistruar si kandidati zyrtar i koalicionit opozitar në Bashkinë e Dibrës. Shehu aktualisht mban postin e deputetit për Qarkun e Dibrës që në zgjedhjet e vitit 2009. Ndërkohë që KQZ-ja ka vijuar punët për procedurat e mëtejshme, përfshi edhe përbërjen e KZAZ-së së Dibrës. KZAZ-ja me numër 19 do të përbëhet nga 8 anëtarë; 3 të propozuar nga Partia Socialiste, 3 nga Partia Demokratike, 1 nga Partia Republikane dhe 1 nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ja CV e Sherefedin Shehut

Të dhëna vetjake
Datëlindja: 25.05.1956
Vendlindja: Dibër.
Edukimi:
Ka kryer studime në Universitetin e Illinois në SHBA.
Mban titullin shkencor “Profesor i Asociuar”.
Veprimtaria profesionale:
Profesor dhe ekspert i financave dhe buxhetit, me experiencë 37 vjecare akademike dhe profesionale.
Profesor dhe shef i katedrës së finacave publike, menaxhimit financiar, sistemit tatimor dhe auditit.
Drejtor i Thesarit dhe konsulent me projeketet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Institutit të Shoqërisë së Hapur (OSI) në Hungari dhe Institutit të Bankës Botërore (ËBI).
Në vitin 1998 ka marrë Çertifikatën e Exelencës “Ëho’s Ëho in Global Banking and Finance”.
2005-2009: Zëvendësministër i Financave.
Ka kontribut të veçantë në reformimin e financave dhe administratës publike sipas modeleve moderne më të përparuara.
Ka dhënë leksione në Universitetin e Illinois në SHBA dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe botuar artikuj shkencorë dhe libra.
Që nga viti 2009 është deputet në Kuvendin e Shqipërisë 
Zgjedhur në:
Legjislaturën: VII, VIII
Sigal