Ministri Hasani mikpret homologen për Çështjet Evropiane të Suedisë: Shqipëria e vendosur për të përmbushur procesin gjithëpërfshirës drejt BE-së

43
Sigal

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka mirëpritur sot në Tiranë Ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë, znj. Jessica Rosencrantz.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë theksuar bashkëpunimin dhe lidhjet e frytshme mes Shqipërisë dhe Suedisë, si dhe kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për të ruajtur dhe forcuar vlerat demokratike, paqen dhe sigurinë në Evropë.

516cb474 3788 4059 Bbca Cec2d03fb1c5

2a558737 E04b 4634 8500 3c3070cf765a

2b274ca2 490f 433b 92a4 B90d37218580

Ministri Igli Hasani ka gjetur rastin të shprehë mirënjohjen e Shqipërisë ndaj autoriteteve suedeze për përkrahjen dhe ndihmën e fuqishme përgjatë viteve për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Suedia ka qenë përherë një mbështetëse e pandalshme ndaj Shqipërisë për reformat institucionale, demokratizimin, mirëqeverisjen dhe asistencën teknike gjatë rrugëtimit tonë evropian.” cilëson ai.

Ndër të tjera në takimin me Ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ka nënvizuar edhe vendosmërinë e Shqipërisë në përmbushjen e procesit të reformave gjithëpërfshirëse dhe transformuese për t’u përafruar në kohën e duhur me standardet evropiane, si dhe rolin e saj si kontribuuese e rregullt në bashkëpunimin, stabilitetin dhe kohezionin e rajonit tonë.