Sot u shoqërua nga Policia e Durrësit Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtorit i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme për shembjen e godinës së Kavalishencës, në të cilën gjeti vdekjen kryekomisari Bajram Hajdarmataj më 26 nëntor.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari në faqen e tij në”facebook” komentoi këtë situatë, Braimllari i quajti emërimet nepotike dhe jo profesionale dhe si pasojë e mos marrjes së masave përkatëse pas tërmetit të 21 shatorit, i cili dëmtoi rënde godinën e Kavalishencës ndodhën dhe fatkeqësi.
Postimi i plotë:
Sander Lleshi duhet te mbaje pergjegjesi drejtperdrejt per humbjen e jetes se Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, jo vetem per mosveprim pas termetit te 21 shtatorit por dhe per emerime nepotike.
Drejtori i Kavalishences Ahmet Doda, i shoqeruar sot ne polici, eshte djali i dajes se Taulant Balles.
Emerime te tilla nepotike dhe jo profesionale sollen ate fatkeqesi duke mos marre asnje mase pas termetit te 21 shtatorit i cili demtoi rende godinen e Kavalishences.