Shehi dhe Dajti: PS nuk e ndihmoi LSI, e përdor për pushtetin e vet

239
Drejtori ekzekutiv i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi në prononcimin e tij për gazetën “Telegraf”, thotë se këto zgjedhje ishin më të mira se ato të 2011, por që ende mbeten larg nevojave që ka Shqipëria për një demokraci të qëndrueshme dhe funksionale. Qytetarët jopartiakë mbeten të papërfaqësuar, ndaj edhe shkallae besimit është e ulët, ndaj edhe njerëzit nuk shkojnë të votojnë e bojkotojnë zgjedhjet. Sipas Dash Shehit, kryetarit të LZHK, i prononcuar për “Telegraf”, pjesëmarrja e ulët në zgjedhje është edhe kriza e politikës dhe e shoqërisë tonë. Majlinda Keta, pohon për “Telegraf” veç të tjerave, se përtej premtimeve të bujshme elektorale, “E majta socialiste mbetet ende “ideuesja e ndryshimit që duhet” më tepër se filozofia e ASHE “Drejtimi i duhur”. Dash Shehi pohon se PS demonstroi një lloj rivalitet ndaj LSI në këto zgjedhje. Ndërsa Majko Dajti, kryetari i Frontit të Majtë, pohon për “Telegraf”, se PS e përdor LSI vetëm për të mbajtur pushtetin e vet dhe se PS nuk e do dhe e lufton LSI, kur vjen çështja te kutia e votimit. 
Pyetjet e “Telegraf” për forumin:
-Cila është përshtypja juaj e parë për rezultatet e deritanishem, dhe për pjesëmarrjen e vogël të elektoratit?
– A ka patur brenda koalicionit te ASHE nje fare lufte midis PS dhe LSI?
Flasin për “Telegraf”
Dash Shehi, kryetar i LZHK: Ndoshta PS nuk e ndihmoi LSI, për rivalitet politik
Është pak herët për të bërë një vlerësim të rezultatetev të para. Duhet të mësojmë sa kanë marrë votë edhe partitë në raport me njëra-tjetrën, brenda koalicinit, ndërmjet koalicioneve. Sidoqoftë, unë do të thoja që e Djathta ka përmirësuar një pjesë të humbjes së saj në 2013. Nuk është ndonjë shkëlqim i madh, por shumë njerëz këtu mendonin që do ta fundosnin fare opozitën. Janë gabuar, sepse opozita fiton gati 17-18 bashki, plus po i afrohemi 40 % në vota për këshilltarë bashkiakë në shkallë vendi dhe kjo është shumë premtuese, nisur edhe nga parashikimet shumë pesimiste që u bënë, nga fushata shumë agresive që bëri kjo maxhorancë, si edhe nga harta e re territoriale, e cila u vizatua edhe me prapaskena politike, elektorale, ndaj them që i kemi rrezistuar si opozitë maxhorancës. Mungesa e madhe e zgjedhësit tregon krizën politike dhe krizën e shoqërisë tonë. Është mungesë besimi te klasa politike, ndaj për këtë duhet të mendojmë të gjithë. Për raportet PS-LSI, në këtë fushatë, si funksionoi kjo maxhorancë në zgjedhje, unë gjykoj që ndoshta PS demonstroi një lloj rivaliteti. 
Marko Dajti kryetari i Frontit të Majtë: Partia Socialiste nuk e mbështeti LSI, por e për pushtetin e vet
Mungesa e elektoratit në votime do ishte akoma më e lartë. Mbas orës 4 Partia Socialiste dërgoi të gjithë nëpunësit nëpër shtëpi, shtëpitë e votuesve dhe pothuajse i ka nxjerrë me dhunë, diku paguan para etj . Nga ora 4 deri në 6 ajo e rriti pak numrin e votuesve, numri i votuesve do të ishte akoma më i lartë, do të arrinte ne 39-40%.Nuk donin të votonin sepse njerëzit janë tepër të zhgënjyer nga qeverisja e majtë dhe kudo që shkuam kudo që lëvizëm gjithandej dhe është e habitshme sepse unë dëgjoja dhe sot njerëzit, është e habitshme se si ka mundësi që fituan, shumica mbetën të zhgënjyer habiten nga erdhi kjo fitore. Në një vend që akoma nuk ka sindikata të mbrojë të drejtat e njerëzve, që të mbrojë të drejtat e punëtorëve, akoma qytetarët sot nuk janë të ndërgjegjshëm nëqoftë se sot dënohet një njeri padrejtësisht, futet në burg padrejtësisht se ska paguar dritat është fukara etj etj dhe qytetarë të tjerë gëzojnë, nuk hidhërohen ose nuk hidhen në mbështetje të kësaj pra është një kulturë tjetër qe të flasësh për këtë do një diskutim shumë të gjatë që ta argumentosh mirë. Shqiptarët akoma sot nuk dinë të mbrojnë të paaftët apo nuk dinë të mbrojnë padrejtesitë. LSI-ja do t’a kuptojë më vonë se ku fle lepuri. Partia Socialiste e ka përdorur LSI si trampolinë për të mbajtur pushtetin, dhe Partia Socialiste nuk e do LSI. Deri tani, LSI-ja është përdorur për të mbajtur pushtetin. LSI-ja është përdorur si trampolinë dhe do të vazhdojë të përdoret si trampolinë deri në momentin që Partia Socialiste nuk do të ketë më nevojë për LSI-në dhe pastaj do të flaket si plaçkë tregu dhe si në 21 janar kur e denigruan dhe e shkatërruan.
Afrim Krasniqi: Qytetarët jopartiakë kanë pamundësi përfaqësimi dhe besimi në proces mbetet i vogël
Zgjedhjet 2015 ishin më të mira sesa zgjedhjet 2011, por ende shumë larg premtimeve dhe nevojave që Shqipëria ka drejt një demokracie të qëndrueshme e funksionale. Përsa kohë partitë kanë monopolin e procesit, kufizojnë shanset e kandidimit të pavarur dhe të ri, kontrollojnë administrimin dhe procesin vendimmarres mbi zgjedhjet, qytetarët jopartiakë kanë pamundësi përfaqësimi dhe besimi në proces mbetet i vogël. Ky tipar, shoqëruar edhe me mungesën e ofertave të partive/kandidatëve, retorikën e ashper si dhe faktin se bëhej fjalë për zgjedhje lokale ishin faktorët ndikues në pjesëmarrjen e ulët. Votimi në mazhoritar është dhe vijon të jetë efektiv vetëm për dy partitë e medha politike. Në 25 vjet vetëm një mandat parlamentar është fituar nga një kandidat i tretë kundër dy partive të mëdha. LSI nuk është parti mazhoritare, por proporcionale. Pra më shumë sesa dashuri apo urrejtje midis PS e LSI është proces normal vlerësimi dhe një mësim.
Majlinda Keta: E majta socialiste mbetet ende “ideuesja e ndryshimit që duhet” më tepër se filozofia e ASHE “Drejtimi i duhur”.
Këto zgjedhje po shënjojnë disa tregues që shprehin qartësisht cilësinë e politikës shqiptare këto 24 vite po aq sa detyrojnë klasën politike të hyjë në rrugën e transfuzionit politik. Kjo fushatë për nga performancën por dhe nga shpenzimet më ngjau me fushatë për deputetët e parlamentit dhe qeverinë qëndrore jo si për zgjedhje lokale. Ky ishte frustrimi i parë që ju krijua votuesit shqiptar. “Etja për pushtetin” e mundi njerëzoren dhe konkreten lokale për çdo votues. Pranimi i numrit 3.3 milion votues ishte absurdi më i madh i këtyre zgjedhjeve ndërkohë që mbi 1 milion shqiptarë jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Deficiencë institucionale zgjedhore! Lista e partive për Këshilla ishte një shumatore e partive imagjinare dhe reale që në fakt ishte fyerje për ne votuesit. Rezultati i tyre? Vlora me pjesëmarrjen e ulët në votime është një “shuplakë” për cilësinë me të cilën perceptohet e majta sot nga votuesi dhe elita e politikës së majtë, në 2015. Kjo pjesëmarrje e ulët nuk të lejon ta konceptosh të plotë fitoren po aq sa cungon aftësinë përfaqësuese të votës dhe të atyre që nuk shkuan ta ushtronin këtë përgjegjësi për Kryetarin fitues. Grupi i deputetëve socialistë në Vlorë duhet të bëjë një analizë të thellë mbi gjëndjen e PS-së atje referuar kjo të paktën rezultateve të 2013-tës dhe të fitores së fundit të Shpëtim Gjikës. Kam bindjen se në Vlorë nuk funksionon më PS-ja programore dhe me statut. Si Vlora është edhe Përmeti për t’u analizuar precedent i paparë në 24 vite. Besoj se as ju nuk prisnit që PD-ja dhe aleatët e saj në vetëm 2 vite të sillnin të papritura, por në një farë duhet të ruanin “bastionet”. Ky term përfundimisht ka rënë. Votimi i Bojaxhiut në Njësinë nr 5 të qytetit të Tiranës ka sjellë para politikës një këmbanë pro individëve guximtarë edhe pa përkrahjen e partive të mëdha, sikurse edhe në sfidë me perceptimin publik. Bojaxhiu është votuar më shumë nga e majta, ndonëse njihet si figurë e së djathtës në qeverisje. Kjo flet shumë, megjithatë e majta socialiste mbetet ende “ideuesja e ndryshimit që duhet” më tepër se filozofia e ASHE “Drejtimi i duhur”. Edhe fituesit në këto zgjedhje janë në një farë mënyrë humbës pasi komponenti votues në nivel kritik pjesëmarrjeje është cënuesi më i madh i cilësisë së fitores dhe në favor të asaj që shpreha. Unë e kam thënë edhe më parë aleanca nuk duhet parë si ndarje torte, por si konkurencë për më të mirin. Lënia e përfaqësimit në këshilla vetëm tek të rinjtë mbase duhet të ishte riparë nga LSI më e sinkronizuar me mosha dhe profesionistë fushash. Mbi të gjitha zgjedhjet ishin me rend e qetësi publike, pa humbje jetësh si pasojë e konflikteve politike. Uroj që edhe rezultatet e tyre të pranohen po kështunga partitë politike.