Ruçi hap seancën duke refuzuar LSI-në, e merr fjalën Basha: Fasadë parlamentare, teatër kukullash…

599
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur seancën plenare në orën 10:00, sipas programit, por seanca ka nisur me protestën e Grupit parlamentar të LSI-së, që ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 34/2017, “Për lirimin e frekuencave të dixhital-dividentit” dhe ai të kalojë sërish në komision për shqyrtim. Kërkesa u paraqit nga deputetja Kejdi Mehmetaj dhe u përforcua nga kreu i grupit Petrit Vasili.

Por, kryetari i seancës Gramoz Ruçi e hodhi ën votim dhe propozimi nuk u pranua nga mazhoranca; pra, projektligji nuk u hoq nga rendi i ditës. Nisur nga ky fakt, e mori fjalën kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili tha se kjo është një përpkje e dëshpëruar pasi kemi të bëjmë me një fasadë parlamentare, një teatër kukullash. E vërteta ëhstë se Kushtetuta ka rënë, se Kodi i procedurës Penale ka rënë dhe në ato të lëna bosh për faqe të zezë, është ulur Fatmir Xhafaj.