Meta: Me 6 Dhjetor do jem përkrah shqiptarëve

91
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një takimi me qytetarët dhe mediat në Korçë, shpjegoi edhe njëherë se me datë 6 Dhjetor do të jetë përkrah shqiptarëve.

Meta theksoi se marrëveshja më PD-në ka në thelb referendumin.

Pjesë nga intervista 

Pyetje: Zoti Meta sot nga Korça u shprehet jo për ndryshim pushtetesh por sistemi. Çfarë donit të kuptonit?

Meta: Rivendosje e demokracisë, referendumi, ishte shumë e qartë. Do ndodhë, marrëveshja me PD ka në thelb referendumin.

Pyetje: A do jeni përkrah Berishës në 6 Dhjetor?

Meta: Do jemi përkrah shqiptarëve që duan gjithë Shqipëria si gjithë Europa dhe do e bëjnë si gjithë Europa.