Presidenti Ilir Meta shpërndan apelin e gazetarës: Votoni të lirë, plot dinjitet për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve

51
Pasditen e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, një apel të bërë nga gazetarët shkodranë drejtuar qytetarëve të mbarë vendit.
“Mos e shisni votën, sepse ndryshe do e paguani shumë shtrenjtë! Votoni të lirë, plot dinjitet për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve!”,- shkruan Kreu i Shteti krahas videos.

Mesazhi i plotë i Presidenti Ilir Meta: 
Të dashur qytetarë!
Le të dëgjojmë këtë apel të gazetarëve të mrekullueshëm shkodranë, drejtuar qytetarëve të Shkodrës dhe të mbarë vendit.
Mos e shisni votën, sepse ndryshe do e paguani shumë shtrenjtë!
Votoni të lirë, plot dinjitet për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve!
Sigal