Rezultatet negative, dhuna gjinore veçanërisht në familje, korrupsion dhe trafik i qenieve njerëzore

62

Nga Erisa Xhixho, Ish zëvendësministre e Integrimit

 

Të Drejtat e Njeriut në Shqipëri nën shqyrtim të hollsishëm Grupit të Rishikim Periodik Universal, Këshilli i të Drejtave të Njeriut OKB (UPR). Dhunë gjinore veçanërisht në familje, korrupsion dhe trafik i qenieve njërzore – Lumë rekomandimesh për Qeverinë Shqiptare nga delegacionet, shprehje e qartë e shqetësimit të shumë shteteve për situatën e të Drejtave të Njeriut në vendin tonë.

Me datë 6 Maj, Shqipëria paraqiti ciklin e tretë të raportimit mbi situatën e drejtave njeriut në vendin tonë. Rezultatet e raportimit dhe rekomandimet gjatë shqyrtimit u aprovuan nga KDNJ me datë 10 Maj 2019.UPR është mekanizmi më i rëndësishëm i  Keshillit të të Drejtat e Njeriut dhe një nga forumet më të vleresuar të OKB, për promovimin e mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Gjatë seancës së shqyrtimit të Raportit të Shqipërisë, 66 delegacione të vendeve nga e gjithë rajonet e botës paraqiten rekomandimet përkatëse, të cilat vendi ynë duhet ti marrë në konsideratë për implementim brenda një viti.

1- Trajtimi me urgjencë i korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes:

Shumë shtete kërkojnë që Shqipëria të marrë hapa të mëtejshme e të menjëhershme për të luftuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë dhe në institucionet e zbatimit të ligjit dhe qeverisjes.

Luftë korrupsionit në administratën publik ngrihet po ashtu si problem nga shtetet, duke i kërkuar Shqipërisë të marrë masa për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën në administratën publike, trajnimin e punonjësve të administratës publike, dhe vendosjën e një sistemi meritë në rekrutimet në administratë.

Kërkohet njëkohësisht, të merren masa të menjëhershme për garantimin e pavarësisë së Gjyqësorit, si dhe krijimin me urgjencë të SPAK dhe Byrosë së Hetimit për të luftuar korrupsionin.

2- Trafikimi i qenieve njërzore nënvizohet si problematike e vazhdueshme dhe tepër shqetësuese në Shqipëri.

Intensifikimi i veprimeve për të parandaluar dhe trajtuar trafikimin e qenieve njerëzore, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, zë një vend kryesor në rekomandimet nga shumë shtete.

Pjesa më e madhe e shteteve që ndërhynë gjatë raportit të Shqipërisë me datë 6 Maj, rekomandojnë që Qeveria Shqiptare të merren masa të thella dhe të menjëhershme për mbrojtur të drejtat e grave dhe përmirësimin e punësimit të tyre në tregun e punës.

I tërhiqet vëmendja qeverisë përkatësisht për nevojën e marrjes së masave të përshtatshme për të luftuar punën e zezë të grave dhe mbrojtjes së tyre në punësimin në sektorin privat. I rekomandohet gjithashtu Shqipërisë miratimi i një Strategjie Kombëtare për të luftuar varfërinë ekstreme.

3- Marrjen e masave urgjente për të ulur dhunën në familje.

Një numër i madh shtetesh, rekomandojnë përmirësimin e mekanizmave institucional për të mbrojtur viktimat e dhunës ne familje dhe implementimin e menjëhershëm e pa vonesa të masave të tjera në këtë drejtim, si edhe parashikuar në Planin e Veprimit Kombëtare për barazinë gjinore dhe dhunën në familje.

Njëkohësisht kërkohet nga Shqipëria të marre masave për të luftuar dhunën në familje duke implementuar në mënyrë të plotë legjislacionin në fuqi dhe duke garantuar që gratë që janë viktima të dhunës në familje të kenë akses në ndihmën ligjore falas dhe shërbimin social.

Po ashtu theksohet nga delegacionet, se Shqipëria duhet të sigurojë që policët të kenë trajnimin e duhur dhe njohuritë e nevojshme për tju përgjigjur, hetuar dhe menaxhuar, në mënyrën e duhur rastet e grave të dhunuara, dhe për të lëshuar urdhërat e mbrojtjes.

Trajnim i vazhdueshëm të policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve, doktorëve dhe shërbimeve që mbështesin apo punojnë me viktimat e dhunës, zë po ashtu një vend qëndror në shqetësimet e ngritura nga shtetet. Forcimi i mbështetjes për viktimat e dhunës në familje, sidomos për gratë e fëmijët, duke rritur numrin e strehëzave, cilësohet gjithashtu si element që kërkon implementim urgjent dhe efikas.

Kjo situatë alarmante e të drejtave të njeriut në vendin tonë tregon paaftësinë e kësaj qeverie për të garantuar standartet minimale të respektimit të tyre në vendin tonë duke vrarë shpresën dhe detyruar shqiptarët drejt emigracionit.

Prandaj më 25 Maj ora 19.00 të jemi të gjithë bashkë kundër qeverisë Rama pasi largimi i saj i hap rrugë ndërtimit të shtetit të së drejtes , rikthim i legjitimitetit të institucioneve, zhvillimit ekonomisë e hapjen e vendeve të reja të punës, ndarjen përfundimtare të krimit me politikën .