Rekrutoi një grua nga LSI, Braimllari – Ahmetajt: Të shkoi jeta duke mashtruar PS-në dhe familjen

554
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i është përgjigjur pretendimeve të deputetit socialist Arben Ahmetaj i cili thotë se ia ka dalë të rekrutojë nga radhët e LSI një grua.
Sigal

Nisur nga kjo, teksa mohion se gruaja në fjalë s’ka lidhje me LSI-në, Braimllari lëshon një akuzë të fortë ndaj Ahmetajt të cilit i kujton se i shkoi jeta duke mashtruar jo vetëm shqiptarët, por edhe PS-në dhe familjen e tij.

“Arben Ahmetaj gjithe jeta te shkoi duke mashtruar shqiptaret, PS dhe Familjen. Gruaja ne fjale nuk ka lidhje me LSI”, shprehet Braimllari.

Më herët, në rrjetet sociale, Ahmetaj njoftoi se gruaja e rekrutuar nga LSI quhej Zana dhe ishte kryetare e forumit të gruas së LSI-së.”Kjo është Zana, kryetarja e forumit të gruas LSI, që tashmë i është bashkuar Partisë Socialiste dhe të dielën në #30qershor voton PS dhe Redjan Kralin për Bashkinë e re të Kavajës”, tha Ahmetaj.

Lexoni edhe…