Reformat e pa kryera që i mbyllën portën e negociatave Shqipërisë

522
Sigal

Ish-ambasadorja gjermane në Tiranë Suzanne Schutz komenton vendimin e Brukselit dhe shkaqet e vërteta të votës kundër Shqipërisë: Mungesa e administratës profesionale, e Gjykatës Kushtetuese dhe të lartë, sistemit të pavarur të drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, zgjedhjet e lira, të drejtat e njeriut dhe prona

Ish-ambasadorja gjermane Susanne Schütz: Të vijojë përpjekjet reformuese në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ja çfarë reformash nuk ka kryer Shqipëria për negociatat

Diplomatja gjermane Susanne Schütz, e cila ka qenë deri në korrik të këtij viti ambasadore e Gjermanisë në vendin tonë ka komentuar vendimin e Brukselit për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo u shpreh se nëse Shqipëria kërkon një “PO”, duhet të punojë fort. Sipas Schutz, Shqipëria duhet të kryejë shumë reforma, që të meritojë hapjen e negociatave. Dhe përmend: Një administratë publike profesionale dhe transparente, një sistem i pavarur drejtësie, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kod zgjedhor i reformuar, reformat transparente në fushën e të drejtës mbi pronën në mbrojtje të të drejtave themelore të gjithë këta objektiva janë në interes të vetë Shqipërisë. Për këto, Schutz tha se duhet që opozita dhe mazhoranca ta tërheqin litarin në një drejtim dhe të vijohet me përpjekjet në rrugën e reformave. Diplomatja gjermane Susanne Schütz: Bashkëbiseduesit shqiptarë në takimet e sotme më shprehën zhgënjimin dhe mungesën e mirëkuptimit për faktin, që para një jave në Bruksel nuk u mbërrit dot tek një “PO“ për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Edhe unë jam e keqardhur lidhur me rezultatin e konsultimeve në Bruksel.

 

Susanne Schütz: Një administratë publike profesionale dhe transparente, një sistem i pavarur drejtësie, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kod zgjedhor i reformuar, reformat transparente në fushën e të drejtës mbi pronën në mbrojtje të të drejtave themelore të gjithë këta objektiva janë në interes të vetë Shqipërisë

Gjermania ishte angazhuar për një “Po“. Sido që të jetë, premtimi e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE! Ne do të bëjmë gjithçka, që të vazhdojmë të mbajmë në krye të agjendës së BE-së interesin legjitim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hedhur hapat e radhës në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe të angazhohemi për një nisje të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit. Por për këtë do të kemi sërish nevojë për argumente të mira. Ndaj është me rëndësi të jashtëzakonshme që Shqipëria të vijojë më tej përpjekjet reformuese të viteve të fundit, veçanërisht ato në sektorin e drejtësisë, sikurse dhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë qëllim duhet që të gjitha forcat politike, dhe këtu përfshihet edhe opozita joparlamentare, të tërheqin litarin në një drejtim e të marrin përgjegjësi. Të gjitha reformat e nisura janë para së gjithash në dobi të popullsisë shqiptare. Një administratë publike profesionale dhe transparente, një sistem i pavarur drejtësie, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kod zgjedhor i reformuar, reformat transparente në fushën e të drejtës mbi pronën në mbrojtje të të drejtave themelore të gjithë këta objektiva janë në interes të vetë Shqipërisë. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen”.