Reforma territoriale, Nishani e kthen për shqyrtim në Kuvend

472
Sigal

TIRANE – Ajo që ishe paralajmëruar prej ditësh, u zyrtarizuar sot me dekretimin e ktihimit në Kuvend nga ana e Presidenti Bujar Nishani të ligjit për reformën territoriale, e cila u miratua në seancën e fundit parlamentare në 31 korrik. Pas ligjit për policinë e shtetit, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, funksionimin e Gjykatës Administrative dhe atë të shkollës së Magjistraturës, Presidenti jep të njëjtin verdikt edhe për ndarjen e re. duke e rikthyer sërish në Kuvend. Në vendimin e Presidentit, nënvizohen disa shkelje dhe argumenta që sipas Nishanit e kanë shtyrë atë të rikthejë në Kuvend sërish ligjin për ndarjen e administrative të vendit.Presidenti në argumentat e tij vlerëson se ky proces nuk ka qenë aspak transparent, duke shtuar se asnjë nga propozimet e paraqitura nga shumë njësi të qeverisjes vendore, nuk janë konsideruar dhe nuk janë reflektuar duke shkelur Kushtetutën.

Argumentat e ktihimt për shqyrtim të refomës territoriale të Presidentit Bujar Nishani:

“Nuk është marrë mendimi i popullsisë së njësive vendore”
Teksa e vlerëson këtë si një reformë me rëndësi për vendin, Nishani shprehet se se gjatë procesit të hartimit të ndarjes administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, është keqzbatuar Kushtetuta pasi sipas tij njësitë e qeverisjes vendore janë ndryshuar pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.Sipas Presidentit Nishani nga informacionet e administruara dhe bashkëbisedimet me një pjese te konsiderueshme te përfaqësuese te njësive vendore, referuar takimit të zhvilluar dy ditë më parë me 28 përfaqësuesit e njësive vendore kryesisht të Partisë Demokratike në ndarjen e re administrative nuk është marrë parasysh mendmi i popullsisë që banon në to, Madje Nishani shkon më tej kur shprehet se ky mendim është marrë në mënyrë të përciptë dhe të paplotë në kuptimin e normës kushtetuese së lartpërmendur. Nishani shprehet ndër të tjera se relacioni që shoqëronte projektligjin flet më shumë për takime konsultative me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe bizneset, në një kohë kur Kushtetuta kërkon mendimin e popullsisë që banon në zonat që preken nga ndryshimet e kufijve.“Nuk mund të pretendohet aspak se 50% e 16000 të intervistuarve përbëjnë mendimin e popullsisë.” thuhet në komunikatën e Presidencës

“Sa më pak njësi vendore, aq kë shumë cënohet parimi i decentralizimit të pushtetit”
Një tjetër argument për Nishanin janë edhe ndarja me 61 njësi vendore. Sipas kreut të shtetit sa më shumë të ulet numri i njësive të qeverisjes vendore dhe sa më të mëdha të bëhen ato, aq më shumë cenohen parimet e decentralizimit të pushtetit vendor dhe autonomisë vendore, të cilat janë të sanksionuara në Kushtetutë. “Sa më të mëdha të jenë njësitë e qeverisjes vendore, aq më larg do të jenë autoritetet nga qytetarët.” shprehet Presidenti