Rama në Patos e Roskovec: Të mos e kthejmë më vendin aty ku ishte në 23 qershor

392
Kryetari i Partisë Socialiste në vijim të fushatës elektorale është ndalur në Roskovec për të kërkuar votën e 21 qershorit si alternativa e drejtimit të duhur për të mos e kthyer më vendin aty ku ishte para 23 qershorit.
Rama: “Ju them i demokratëve se në 21 qershor ata votojnë për çerdhen ku çojnë fëmijën e vogël, për kopshtin dhe shkollën ku çojnë djalin dhe vajzën, për mjediset e përbashkëta në Bashkinë ku jetojnë, për plehrat, transportin, për ujin e pijshëm dhe ujin në parcelë”.
Më herët Rama ishte në qytetin e Patosit ku dha mbështetjen për programin e kandidates së ASHE, Raimonda Valiun, si program që do të mundësojë një jetë më të mirë për të rinjtë e Patosit.
Rama: “Jemi shumë të vendosur që ta mbështesim programin e Raimondës për Patosin, jemi shumë të vendosur që të investojmë për realizimin e programit të saj. Jemi shumë të vendosur që përmes realizimit të programit të saj tu japim një prespektivë të qartë të gjithë të rejave dhe të rinjve që jetojnë këtu në Bashkinë e re të Patosit”.
Rama gjatë takimeve të tij bëri thirrje dhe theksoi se ASHE është alternativa më e mirë dhe se kundërshtari nuk ofron asnjë program konkret.
Sigal