‘Qëndrim dinjitoz’/ Fjalimi i Vjosa Osmanit në PE, Meta: Mbështes plotësisht mesazhet e shprehura prej saj

83
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas fjalës së mbajtur nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në parlamentin europian.

Meta shprehet se i mbështet plotësisht mesazhet e Osmanit, duke theksuar se përkushtimi i Kosovës për demokraci, sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të njeriut janë tre shtylla kryesore mbi të cilat qëndron BE.

“E përshëndes qëndrimin dinjitoz dhe mbështes plotësisht mesazhet shumë të rëndësishme të shprehura sot në Parlamentin Europian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e para kryetare shteti pas shpalljes së Pavarësisë që i adresohet këtij institucioni të lartë europian.

Përkushtimi i Kosovës për demokraci, sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe pakicave, si tri shtylla themelore mbi të cilat qëndron Europa e Bashkuar, është shembull frymëzues në rajon”, shkruan Meta.