Deputetja Ina Zhupa zbardh arsyen pse u përshpejtua procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD-së

339
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Deputetja Ina Zhupa ka treguar arsyen që e ka shtyrë Partinë Demokratike të zhvillojë zgjedhjet brenda partisë më 13 qershor dhe jo në muajin korrik. Dr, Ina Zhupa tha se, zgjedhjet brenda parties, do të bëheshin në muajin korrik, por që vetë PD-ja vendosi t’i zhvillonte më herët, për shkak të sezonit turistik. Deputetja Ina Zhupa: “Gjithashtu nuk kemi arsye përse të vonohemi deri më datë 22 korrik. Mund ta bëjmë më përpara. Zgjedhjet mund të bëhen më përpara në mënyrë që vëmendja jonë të fokusohet tek kundërshtari politik. Nisu nga ky fakt por edhe nga fakti që muaji korrik karakterizohet nga turizimi në Shqipëri, duke marrë parasysh sa ka vuajtur dhe nga pandemia, pastaj edhe shqiptarët duan kohën e tyre të pushojnë. Për këtë arsye ne morëm një vendim për zgjedhjet që t’i zhvillojmë më datë 13 qershor.”