Rama në Gjirokastër: Do t’i bëjmë të gjitha, por vetëm të jemi bashkë

449
Qytetarët e Gjirokastrës gjatë ditës së djeshme ishin përballë kryeministrit Rama . Problemet me pronat, mungesa e shërbimeve, ato me drejtësinë dhe shumë ankesa të tjera iu referuan shefit të qeverisë në këtë takim. Pas shumë diskutimesh, kryeministri Rama u tha qytetarëve me shumë halle se ai do të mundohet të bëjë gjithçka të mirë, por vetëm nëse do të ketë ata pranë. Po kështu ai u tha qytetarëve Qytetarët t’i dalin për zot denoncimit të tyre. Kryeministri u ktheu përgjigje edhe personave që kishin nisur letra drejt tij dhe nuk kishin marrë përgjigje. Sipas tij kryeministri nuk kthen përgjigje, por letrën ia nis drejtorisë përkatëse.
Sigal