Rama-Meta: Së bashku zgjidhëm problemin e tregut të patateve të Shishtavecit

495
Gjatë një takimi në Kukës si kryeministri Rama dhe kreu i LSI-së Meta premtuan të zgjidhin probleme si ai i ujit të pijshëm apo edhe për tregun e patates së Shishtavecit. Gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë si Rama dhe Meta kanë ironizuar deputetin e PD-së në këtë qark.
Rama: “Tre gjëra ka kërkuar për vite të tëra kryetari i Bashkisë suaj nga qeveria në Tiranë kur krerët i kishte PD. Ujin e pijshëm, zgjidhjen e problemit të patates në Shishtavec dhe rrugën që lidh atë zonë, atë pikë me tregun. Ne do të shkojmë atje shumë shpejt për të lidhur përfundimisht pikën më intensive të prodhimit të patates me tregun përmes një rrugë të re të standarteve europiane që ne e çuam”.
Nga qyteti i Kukësit, kryeministri Rama premtoi për banorët se do të realizojë tre kërkesa jetike të cilat edhe pse janë bërë me dije edhe në kohën e qevrisjes së demokratëve sërish kanë mbetur pa bërë, siç është uji i pijshëm, përfundimi i rrugës së Shishtavecit dhe ngritja e një tregu të mirëfilltë për shitjen e patateve të Kukësit.
Nga ana tjetër kreu i LSI-së, Ilir Meta tha në Kukës ku shoqëronte Ramën se në 21 qershor do të punohet për të gjithë dhe së nuk do të ndahen më banorët në bazë të partive.
Meta shtoi se do të dialogohet për të lehtësuar detyrimet e të përmbyturve në këtë zona apo edhe në Shkodër.
Meta: “Votohet për zgjidhur njëherë e mirë problemin e ujit të pijshëm. Unë vetë kam pasur herën e fundit një takim me përfaqësues të familjeve të komunitetit të të përmbytyrve nga Hidrocentrali të cilët nuk kanë përfituar asgjë deri tani. Jam i sigurt që përmes këtij dialogu ne do të arrijmë të lehtësojmë problemet e tyre në mënyrë transparente dhe gjithmonë duke qenë realist”.
Nga Kukësi kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta kërkuan votën për kandidatin e tyre Hasan Halilin pasi me të në krye Kukësi do të ecë në drejtimin e duhur.
Meta: “Do të ftojmë edhe deputetin e Kukësit, Flamur Noka, sepse ne për Kukësin do të punojmë dhe do të bashkëpunojmë me të gjithë”.
Rama: “Kurrfarë rruge, do ta grisi ky hartën administrative dhe ta kthejë Kukësin mbrapsht, nëse me shkopin e Flamurit…”
Sigal