Rama: Me punë do përmbysim sistemin e një drejtësie të degjeneruar

453
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, përshëndeti sot, rezultatet inkurajuese dhe punën e shkëlqyer të komisionit për reformën në drejtësi. Rama shprehet se falë kësaj pune do të dalin përmbysjet e sistemit të degjeneruar të një drejtësie që për kaq shumë vite na ka marrë frymën e fytyrën si shtet.
“Dje na u dha mundësia te njihemi me rezultatet tejet inkurajuese te punës disamujore te Komisionit te Reformës ne Drejtësi; nje pune e shkëlqyer e bazuar tërësisht ne kontributin e eksperteve shqiptare dhe ndërkombëtare, pa asnjë anësi apo ndikim politik. Për here te pare ne 25 vjet kemi je kantier te vërtetë reforme rrënjësore ne sistemin e kalbur te drejtësisë, i cili pa asnjë dyshim, është edhe me i degraduar se sa sistemi i energjisë ku tanimë jemi kthyer përfundimisht ne drejtimin e duhur. Me te njëjtin vullnet te hekurt do te imponojmë kthesën edhe për drejtësinë, ku duhet shkulur tumori me i madh i kancerit te korrupsionit e te keqqeverisjes se shume viteve te shkuara.
Diagnoza voluminoze qe na ka vene ne dispozicion ekspertiza e larte e siguruar nga Komisioni i Reformës ne Drejtësi, na jep mundësinë historike te realizojmë kthesën e madhe duke e mbështetur me vullnetin me te forte politik punën e mëtejshme te eksperteve dhe duke miratuar brenda vjeshtës se ardhshme ne Kuvend te gjithë bazën ligjore te propozuar prej tyre për këtë operacion jetik për Shqipërinë. Me mirënjohje e konsiderate te larte për punën e madhe cilësore te eksperteve dhe me inkurajimin qe Komisioni i Reformës ne Drejtësi ta çoje përpara, me te njëjtën largpamësi e vendosmëri punën kolosale qe ka nisur, dua te ndaj me qytetaret bindjen se fale kësaj pune ne do t’ia dalim përmbysjes se sistemit te degjeneruar te një drejtësie qe për kaq shume vite na ka marre frymën e fytyrën si shtet”, shkruan Rama në Facebook.
Sigal