KAS refuzon kërkesën e koalicionit ABEOK

163
Sigal

KAS u mblodh sot, pas ankimimit të depozituar nga deputetët Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri, Kostaq Papa dhe Zef Shtjefni, të cilët njësoj si partitë e tjera kërkuan fonde për fushatën zgjedhore të 25 prillit. Në fund të mbledhjes u vendos që të lihet në fuqi vendimi i mëparshëm për ndarjen e fondeve, pra duke mos caktuar asnjë fond për koalicionin ABEOK.

Njoftimi i plotë: 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 07 të koalicionit Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 172, datë 23.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga buxheti i shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës dhe  lënien në fuqi të vendimit nr. 172, datë 23.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”.