Dako-studentëve: Investojmë për terrene sportive, Universiteti aset i çmuar

441
Universiteti i Durrësit është një aset shumë i rëndësishëm për bashkinë e Durrësit. Ka qenë kjo deklarata e Kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako, në një takim me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Dako ka bashkëbiseduar me studentët e këtij institucioni të dijes rreth rolit të madh që arsimi i lartë ka për zhvillimin ekonomik të qytetit bregdetar. 
Gjithashtu, ai ka shpalosur në takim edhe vizionin për zhvillimin e Durrësit si dhe mundësitë e mëdha që hapen për thellimin e bashkëpunimit me ta. Kryebashkiaku i Durrësit ka deklaruar se pas ndërtimit të mjediseve të reja të Universitetit në zonën e Spitallës, Bashkia ka tashmë gati projektin për ndërtimin e terreneve sportive në zonën universitare, duke i’u dhënë një mundësi reale studentëve që jo vetëm për të studiuar në kushte të përshtatshme, por edhe për ofrimin e mjedisve ku ata mund të argëtohen gjatë kohës së lirë.
“Kemi kontribuar që të mbështesim jo vetëm infrastrukturën, e cila është e domosdoshme për zhvillimin e mësimit dhe që ju të studioni në kushte bashkëkohore, por tashmë, ka ardhur momenti që ne të mbështesim dhe infrastrukturën tjetër, atë të terreneve sportive, mjediseve përreth Universitetit, që do të jetë një investim i drejpërdrejtë i Bashkisë së Durrësit”.
Më tej, Kryebashkiaku Dako, ka shpalosur dhe një pjesë të programit të tij elektoral, duke e mbështetur atë në tre shtylla kryesore: toka bujqësore, toka industriale dhe deti. Këto komponentë janë një trinom ideal për rritjen ekonomike dhe punësimin e të rinjve. “E kemi përqëndruar punën tonë dhe jua bëjmë me dije edhe juve programin e zhvillimit të rajonit tonë .Tashmë Bashkia e Durrësit nuk është më ajo që ka qenë dikur, pasi ajo është një bashki me një territor 10 herë më të madh dhe ka ardhur momenti që të hedhim themelet e zhvillimit ekonomik të Durrësit, duke u mbështetur në tre shtyllat kryesore. Ne kemi tokë bujqësore, tokë industriale dhe det. Këto janë tre burimet nga të cilat ne mund të rrisim ekonominë e bashkisë sonë.”
Sipas kryebashkiakut Dako, me qëllim që rritja ekonomike dhe zhvillimi i qytetit të ecë me ritme të shpejta, kërkohet një brez i përgatitur duke u mbështetur te zhvillimi tekonologjik i avancuar. “Inovacioni është lokomotiva që mund të bëjë ndryshimin, vetëm nëpërmjet inovacionit ne mund të zbusim varfërinë, nëpërmjet punësimit”
Sigal