Rama: Çmimi i ri i energjisë mesatar, fond për rimbursim

440
Sigal

FIER– Kryeministri Edi Eama gjatë takimit me banorë të Fierit ka bërë të ditur se çmimi i ri i energjisë elektrike do të jetë i mesatarizuar, duke theksuar se Partia Demokratike gënjen kur thotë se çmimi do të jetë 12 lek/kW

“Çmimi i ri i energjisë elektrike do të jetë i mesatarizuar, ata që nuk e duan Shqipërinë, gënjejnë për shifrat e çmimit që thonë.”- u shpreh Rama.
 
Më tej Rama u ndal edhe te vjedhja e energjisë ku vlerësoi se kjo është një plagë e thellë dhe pa e mbyllur këtë situatë, nuk mund të vazhdohet më tutje. Sipas Kryeministrit Rama nga vjedhja e energjisë Ekonomia e vendit humb aq sa merret nga tatim-fitimi i kompanive.
 
Ai ka theksuar se pas fashës mbrojtëse të çmimit të energjisë u fshehën hajdutët, duke shtuar se nuk është më mekanizmi i rimbursimit, pasi asnjëherë nuk është dhënë nga asnjë buxhet.
 
Pas heqjes së fashës, Rama bën me dije se do të vendoset në dispozicion të 200.000 familjeve për t’i rimbursuar.
 
 
“Energjia vjedhja, plagë e thellë. Nëse nuk e mbyllim këtë situatë nuk vazhdojmë dot më tutje. Humbim nga vjedhja sa fitojmë nga tatim fitimi i kompanive. Dy kategoritë që paguajnë në mënyrë më korrekte janë pensionistet apo personat me aftësi të kufizuar. Energjia mall, as falet as mund te vidhet. Pas fashës mbrojtëse u fshehën hajdutët.”- u shpreh Rama ndërsa theksoi se me çdo kusht do të ndalen vjedhjet.
 
 
Gjithashtu Rama u shpreh se nuk mundet më që pensionistët të paguajnë për biznesmenët dhe se askush që bashkëpunon me hajdutët nuk do të falet duke shtuar se tre drejtorë të kompanisë energjetike janë arrestuar.
 
 
Rama: Kemi rritje të konsumit, ulja e taksave shtoi fuqinë blerëse 
Gjatë një takimit me qytetarët fierakë, kryeministri Edi Rama ka folur për ndryshimet që kanë sjellë dhe do të sjellin në ekonominë e vendit ndryshimet në paketën fiskale.
 
Ai u shpreh se ka një rritje të konsumit dhe se shtimi i fuqisë blerëse ka ardhur pas uljeve të taksave.
 
Duke u ndalur te rritja e akcizës për duhanin, Rama shprehet se kjo bëhet për të dekurajuar pirjen e saj.
 
“Kemi rritje te konsumit, ulja e taksave solli rritje të fuqisë blerëse. Taksa e duhanit e rrisim te dekurajojmë pirjen. Taksa e rritur e depozitave, nuk prek masën. Taksa e depozitave stimulon drejtpërdrejt investimet.”- tha Rama.