Paloka: Nuk ka kuptim të qëndrojmë në Parlament, kur maxhoranca nuk ka vullnet për Reformën Zgjedhore

Bojkoti i Kuvendit nuk është vendim politik i demokratëve, por Edi Paloka është i mendimit, se nuk ka kuptim qëndrimi në Parlament, për sa kohë Edi Rama nuk ka vullnet për reformën zgjedhore. “Fakti që hedhin poshtë dy kërkesat PD për reformën zgjedhore, do të thotë se Rama deklaron se nuk do zgjedhje dhe nuk ka as ndër mend të luajë rolin që është i gatshëm të bëjë zgjedhje. I njëjti fenomen ndodhi në Dibër, tregoi me arrogancë që votën e shqiptarëve mund ta këmbejë dhe ta bëjë zero me para të drogës me llumin dhe represionin e krimit. Edhe aktet e fundit janë vetëm një konfirmim i gjithë kësaj të vërtete që pret reagimin tonë. Nuk ka asnjë kuptim të flasim për reformën zgjedhore, për mua madje nuk ka kuptim që ne të vijojmë të rrime në atë Parlament, të bëjmë sikur të jemi pjese e këtij shteti dhe vendi, përderisa nuk kemi zgjidhur dhe nuk do të mund të zgjidhim çështjen e votës së lirë dhe zgjedhjeve të lira në këtë vend. Pa votë të lirë nuk ka asnjë proces dhe akt tjetër që mund të konfirmojë se në Shqipëri vijon të funksionojë pluralizimi dhe demokracia”, thekson Paloka.

Sigal