“Qeveria dështoi plotësisht në realizimin e të ardhurave”, Spahiu: Rilindja di vetëm të vjedhë

457
Sigal

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu ka reaguar me një postim në facebook duke thënë se shteti ka dështuar totalisht në realizimin e të ardhurave.

“Rilindja vetëm diçka mësoi dhe bëri e po bën shumë mirë, si të vjedhë, madje edhe kur të ketë ikur nga pushteti”, shkruan ish deputeti i LSI.

Postimi i plotë:

Shteti i kërbaçit ndaj biznesit, shteti që mendon se taksat mblidhen me policë, ku dhe Ministren e Financave e nxjerr rrugëve të kontrollojë kuponin tatimor, dështon plotësisht në realizimin e të ardhurave.

32.8% është rënia e të ardhurave nga TVSH në muajin Gusht krahasuar me një vit më parë. Edhe në korrik tkurrja ishte e fortë prej 30%, duke i bërë këto dy muaj me ecurinë më negative të të gjithë vitit.

Ky është treguesi direkt i rënies së konsumit, ku në fakt duhej të kishte ndodhur krejt e kundërta, Korriku dhe Gushti duhet të ishin muajt me të ardhurat më të larta, pasi është periudha e rritjes se konsumit. Gjithkush nxjer nga xhepat çka kursyer gjatë vitit për disa ditë pushime.

Ky fakt tregon se Rilindja Urbane është dështimi më spektakolar i investimeve direkte që një qeveri mund të bëjë. Miliarda lekë të çuara dëm në sheshe e trotuare që nuk prodhojnë asgjë.

Rilindja vetëm diçka mësoi dhe bëri e po bën shumë mirë, si të vjedhë, madje edhe kur të ketë ikur nga pushteti.

Xhamëm na e paralajmëruan herët, kur një ministër aktual, do të deklaronte përpara se te vinte në pushtet, se do të vidhnin ndryshe.