Xhelal Mziu mes demokratëve të Matit: Partia Demokratike sot më e bashkuar se kurrë

18
Sigal

Mes qindra pjesëmarrësve një takim i madh u zhvillua mes demokratëve të qytetit të Matit, ku drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu e cilësoi si një takim të shkëlqyer. Të martën deputeti njëherësh drejtuesi politik i qarkut Dibër Xhelal Mziu nga qyteti i Matit i quajti qëndrestar dhe të angazhuar banorët e këtij qyteti dhe tha se ishte i bindur më shumë se kurrë “për të patur një fitore plebishitare në zgjedhjet qendrore 2025. Partia Demokratike sot, është më e bashkuar se kurrë, më e fortë se kurrë, për një përballje me keqqeverisje të Edi Ramës në 12 vite, që e bëri qarkun e Dibrës më të varfër në Europë, që e bëri qarkun Dibër më të braktisur në Shqipëri, që nuk ka bërë asnjë investim për qytetarët, por vetëm korrupsion për qeveritarët. Të bashkuar kemi treguar se e mundim të keqen, bashkë do t’ja dalim” – tha Xhelal Mziu. Në takimin e mbajtur në Mat merrnin pjesë edhe depetetë të tjerë si Gazmend Bardhi, Flamur Noka etj.