Trokitjet në dyert e SPAK-ut për të zgjedhurit vendorë të Partisë Socialiste nuk janë pak. Deri tani thuajse 10 Kryetarë të Bashkive janë në hetim nga SPAK, ndërsa 7 ish-kryebashkiakë kanë patur të nëjtin rrugëtim si kolegët e tyre të së njëjtës bindje në dyert e SPAK. Por cilët janë deri tani drejtuesit apo ish-drejtuesit e lartë vendor të cilët kanë “bujtur” në SPAK?
- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i dënuar
- Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i dënuar
- Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i dënuar
- Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, piruetat me drejtësinë
- Ish- kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar
- Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, i dënuar
- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, në pritje të dënimit
- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i pandehur
- Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i dënuar
- Kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, nën hetim
- Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, nën hetim
- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro, nën hetim
- Kryetarja e Bashkisë Rroskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar
- Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, i akuzuar
- Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, i akuzuar
- Kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balili, nën hetim nga SPAK
- Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi, nën hetim






















