Indeksi i Transformimit, Shqipëria konsiderohet “demokraci me defekte”

22
Sigal

Publikimi më i fundit i “Indeksit të Transformimit” të Fondacionit Bertelsmann ku ishte i ftuarve ishte edhe kancelari, gjerman Olaf Scholz, tregon se 63 demokraci qëndrojnë përballë 74 autokracive ku nuk ka zgjedhje të lira apo shtet ligjor funksionues. Në studim përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova si dhe 39 vende ku është e kufizuar gjithnjë e më shumë liria e shtypit dhe e mendimit

Në një publikim të fundit që i referohet “Indeksit të Transformimit” të Fondacionit Bertelsmann në botë 63 demokraci qëndrojnë përballë 74 autokracive ku nuk ka zgjedhje të lira apo shtet ligjor funksionues. Sipas Deutsche Ëelle të hënën u prezantua studimi i fondacioni gjerman Bertelsmann dhe mes të ftuarve ishte edhe kancelari, Olaf Scholz. Sipas studimit, në 25 vende zgjedhjet kanë qenë më pak të lira e të drejta në dy vitet e fundit. Dy vite që janë përcaktuar nga situata gjeopolitike, lufta agresore e Rusisë në Ukrainë dhe më parë pandemia e Coronës. Në 39 vende është kufizuar gjithnjë e më shumë liria e shtypit dhe e mendimit. Në studim përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova. Në shkrimin e publikuar nga DË thuhet: “Në Indeksin e Transformimit të Fondacionit Bertelsmann gjenden edhe vlerësime për Shqipërinë. Në aspektin e transformimit politik Shqipëria nuk merr notë të mirë dhe konsiderohet “demokraci me defekte”, por vlerësohet mirë në drejtim të transformimit ekonomik dhe qeverisjes. Shqipëria zë vendin e 21-të, kurse Kosova vendin e 37 mes 137 vendeve që shihen si vende në zhvillim apo ekspansion në renditjen e aspektit të transformimit politik, ku merren në konsideratë shteti ligjor, stabiliteti i institucioneve, pjesëmarrja politike dhe integrimi politik e shoqëror. “Sfida për transformimin intitucional në Shqipëri në reforma të qëndrueshme dhe solide kërkon angazhimin e aktorëve lokalë për zbatimin e reformave.” / Publikuar me shkurtime nga DW