Profil/ Ja CV e ministrave të rinjë

5311
Sigal

Prej javësh zërat për ndryshimin në qeveri ishin të forta, ndërsa këtë të premte kryeministri Edi Rama me laps dhe letër njoftoi gjithë ndryshimet në qeveri. 7 ministra janë ndryshuar, zëvendës kryeministrja Senida Mesi si dhe është krijuar një ministri e re.

Besa Shahini do të drejtojë Ministrinë e Arsimit. Ajo ka qenë zëvendës ministre në këtë institucion prej vitit 2017. Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore.

Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me organizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Shahini ka master nga Hertie School of Governance në Berlin.
Anila Denaj, njohëse e mirë e financave dhe ekonomisë. Prej disa kohësh ka drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Më herët Anila Denaj ka qenë anëtare e Këshillit Administrativ të Fondit.

Genti Cakaj ka qenë këshillari për politikë të jashtme i kryeministrit Edi Rama. Më pas është emëruar në qershor 2018 si zëvendës ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Filozofi i ri nga Kosova ka drejtuar dhe ekipin negociator të Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në.

Belinda Balluku. Ajo prej kohësh ka drejtuar Aviacionin Civil. Në një batutë gjatë ceremonisë së Air Albania kryeministri e ka cilësuar si “shtriga kuqezi” e aviacionit. Balluku më herët ka punuar me kryeministrin Edi Rama si drejtoreshë e Kabinetit në Bashkinë e Tiranës.

Bledi Çuçi, ka qenë ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ai që mbajti peshën kryesore për reformën territoriale.
Elva Margariti, arkitekte. Më herët ka qenë koordinatorja Kombëtare e Programit “100 Fshatra”.

Eduard Shalsi, ka lindur në qytetin e Korçës. Ish-ministër i Pushtetit Vendor. Ai mbahet mend dhe për batutën e famshme në Top Story, në kohën kur PS ishte në opozitë. Shalsi deklaroi se ata do të vidhnin po jo aq shumë sa qeveria e Berishës.

Elisa Spiropali, ish drejtoreshë e Doganave. Në 2017 kryeministri Edi Rama e bëri deputete në qarkun e Korçës, ndërsa tani i jep një post si ministre. Në mandatin e parë si ministër për Marrëdhënien me Parlamentin ka qenë Ilirjan Celibashi, më pas Rama e shkriu këtë ministri për ta rikthyer sërish.