Rama “spastron” kabinetin, lëvizja e fundit për të shpëtuar karrigen

775
Sigal

Kryeministri Edi Rama, ka larguar nga kabineti pjesën më të madhe të ministrave.

I gjendur përballë protesta të studentëve dhe mes aferave të rënda korruptive, duket se kryeministri po përdor armën e tij të fundit për të shpëtuar karrigen dhe pushtetin e tij.

Rama ka larguar Lindita Nikollën, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Mirela Kumbaron, Ditmir Bushatin, Niko Peleshi, Sonila Qato, Senida Mesin duke i zëvendësuar ata me profile kryesisht te ulëta zëvendësministrash. Ndërsa i ka dhënë afat gjashtë muaj, ministres Ogerta Manastirliu dhe Blendi Klosit.

Mes emërimeve të reja, sipkat veçanërisht Erion Braçe, i cili është caktuar zëvendëskryeministër, një lëvizje e Ramës për të ftuar në kabinet edhe partinë e vjetër socialiste, e cila nuk që përfaqësuar në dy kabinetet e Rilindjes.

Gjatë fjalimit të Ramës, pati në fakt një paradoks. Të gjitha emrat e të larguarve ai i shoqëroi me lëvdata përkatëse për punën e tyre, gjë që nuk përputhet me faktin se ai ka zgjedhur të largojë pikërisht këta persona.

I gjithë ky operacioni spastrimit, duket se ka një shpjegim të thjeshtë. Është përpjekja e kryeministrit Rama për të shpëtuar anijen e tij të pushtetit, edhe pse ai është i vetëdijshëm se ajo tanimë ka futur shumë ujë. Por, a mund ta shpëtojë Ramën, ky spastrim i papritur i kabinetit? Të gjithë ata që e njohin mënyrën se si ka qeverisur Edi Rama dhe kontrollin e tij të plotë mbi ministrat, janë të vetëdijshëm se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për thuajse të gjithë vendimet  që janë marrë në secilin prej dikastereve. Kur ministrat e Ramës kanë vjedhur, është e vështirë të besojmë se shefi i tyre nuk ka patur dijeni.
Kur ministrat e Ramës, u kanë ndarë paratë e buxhetit, oligarkëve dhe pronarëve të mediave, nuk mund të imagjinojmë se shefi Rama nuk ka ditur asgjë për këto shpërdorime të përbindshme të parave të qytetarëve.

Ndaj sot, spastrimi i qeverisë nuk mund të jetë një rigjenerim që do ta shpëtojë Edi Ramën, ai më shumë i ngjan pranimit të fajeve të panumërta të kësaj qeveria, për të cilat duhet të ishte dorëzuar “koka” e Edi Ramës dhe jo e disa marionetave që kanë ndjekur me përpikmëri urdhrat e tij.