Së bashku me zgjedhjet vendore edhe ato parlamentare. Qeveria teknike dhe dështimi i reformës në drejtësi

572
Sigal

Zgjedhje parlamentare dhe bashkiake në 2019-n?

Edhe pse reforma zgjedhore ende nuk ka përfunduar, bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore Bledi Çuçi deklaroi para disa ditësh se janë duke u shkruar amendamentet e saj, ku PD dhe PS janë dakordësuar për të gjitha çështjet kryesore të reformës zgjedhore. Mirëpo ky pohim, si edhe zëra nga deputetë të PD-së, bëjnë me dije, se nuk përjashtohet që në qershorin e 2019-s, Shqipëria të zhvillojë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkërisht me zgjedhjet vendore. Ka disa indicie politike, që i pohojnë edhe deputetë të PD dhe të PS-së. Së pari, nuk ka dakordësi për konsensus dhe kompromis për reformën në drejtësi, për ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha e hodhi poshtë edhe marrëveshjen e përfolur për një qeveri të përbashkët PD-PS, sipas modelit të qeverisë teknike të 2017-s. Së dyti, ka shumë të ngjarë që Shqipëria të mos i plotësojë 13 kushtet e BE-së deri në qershor 2019 për hapjen e negociatave. Kjo do të thotë, që kryeministri Rama do ta ketë të vështirë të qeverisë, paskëtaj, deri në 2021-shin. Kryeministri Rama pas 1 jave do të bërë edhe riformimin e kabinetit të ri qeveritar dhe ka shumë të ngjarë, që qeveria e re të jetë një ekip qeveritar elektoral, sesa të qeverisë deri në përfundim të mandatit 2021. Zgjidhja më e mundshme politike mbetet zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku kryeministri Rama (sipas disa zërave të besueshme pranë qeverisë), mund të shfrytëzojë edhe dobësitë e PD-së, e cila akoma nuk ka fituar besimin e elektoratit se mund të jetë një alternativë tjetër qeverisjeje nga modeli rilindës i kryeministrit Rama.