Prof. Dr. Paskal Milo: Kuvendi ka njerëz që shiten dhe blihen, prandaj edhe votat për Reformën e re Zgjedhore do deformohen

133

Prof. Dr. Paskal Milo, kryetari i PDS-së: Në parlament ka njerëz që shiten dhe blihen

 

Aleati i kryeministrit Rama paralajmëron: Votat për Reformën Zgjedhore do të blihen!

 

Kryetari i PDS-së Paskal Milo dhe aleat i kryeministrit Rama dje deklaroi me shqetësim se kryeministri Rama dhe mazhoranca mund të blejnë votat e deputetëve të “opozitës parlamentare” dhe të miratojnë një Kod të ri Zgjedhor, sipas interesave vetëm të kryeministrit Rama. Gjithashtu, Prof. Dr. Paskal Milo thotë se po nuk ndryshoi sistemi zgjedhor Shqipëria nuk ka asgjë në vijë. Ai nuk shikon shpresë deri tani. Prof. Dr. Paskal Milo: “Nuk besoj se SHBA dhe më pak BE-ja do u imponohen partive të mëdha për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Nuk mund ta bëjnë, pasi mesazhet do të ishin dhënë. Gjuha, mesazhet e Ramës, Berishës apo Bashës do të ishte zbutur. I gjithë shqetësimi i partnerëve janë që të bëhen korrigjimet në Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-së. Po nuk u pret sistemi zgjedhor, nuk kemi gjë në vijë. Numrat e opozitës në Kuvend do i përçajnë, do i blejnë. Ka njerëz që blihen dhe shiten”, tha aleati i kryeministrit Rama, Prof. Dr. Paskal Milo, kryetari i PDS-së