Përfundon takimi me Idrizin, Meta: Jemi në harmoni të plotë me Edi Ramën

397
Sapo ka përfunduar takimi mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi. Takimi mes tyre ka filloi menjëherë pas përfundimit të seancës plenare të ditës së sotme. Pas këtij takimi, kreu i LSI, Meta, ka deklaruar se janë në harmoni të plotë me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa, është shprehur se me Idrizin ka zhvilluar një drekë të zakonshme. “Jemi në harmoni të plotë me kryeministrin Edi Rama. Sot jemi për të parë një kombëtare të suksesshme. Me Shpëtim Idrizin ishte një drekë e zakonshme. Diskutuam për Kuvendin dhe ndeshjen”, ka thënë Meta.
Sigal