Prof. Dr. Arben Malaj: Kush i mban peng pagat e invalidëve?

465
Sigal

 

Mirëmëngjesi, ka disa ditë që nga i gjithë vendi ka ankesa se invalidët nuk po marrin dot pagesën mujore.

  1. Kjo vonesë shkakton shumë probleme dhe dhimbje sociale, sepse për ta është burimi i vetëm i jetesës dhe mbijetesës.
  2. Edhe pas disa ditëve mungon komunikimi e sqarimi publik pse po vonohen dhe kur zgjidhet problemi.
  3. Problemi është administrative, prandaj përgjegjësia është vetëm e tyre.
  4. Asnjë proces verifikimi, riverifikimi, apo përmirësimi sistemeve online, nuk duhet të vonojë asnjë person edhe asnjë ditë pagesat për punonjësit, pensionistët dhe përfituesit nga skemat sociale.

Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme. Komunikimi e sqarimi publik është A-ja e transparencës dhe mirëqeverisjes. Reklama me kaseta të parapërgatitura nga bashkia e Tiranës dhe qeveria janë prova të qarta të paaftësisë dhe hipokrizisë.