“Probleme të Ramës me zemrën”, Euronews raporton për shëndetin e kryeministrit

693
Sigal

Për krizën politike në vend ka bërë së fundmi një shkrim “Euronews”  me titullin: “Shqipëria, tranzira dhe protesta kundër qeverisë”. 

Në shkrim përmenden edhe shëndeti i Edi Ramës.  “Ndërkohë, pati raportime për probleme të Ramës me zemrën, për shkak të së cilës ai do të trajtohet në Berlin. Qeveria e mohoi këtë.” shkruan “Euronews”.

Shkrimi i Euronews:

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës trazirat kundër qeverisë kanë sjellë edhe trazira në parlament. Protestuesit u përpoqën të thyen bllokadën e policisë para hyrjes në ndërtesë. Ata kishin banderola.

Ndër të tjera, protestuesit akuzojnë qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. “Kam shumë arsye për të protestuar,” tha protestuesi Ruzhdi Gusi. “Kreu i qeverisë ka bërë kaq shumë gjëra të këqija në vend, ai duhet të ikë”, u shpreh më tej ai.

“Mbi të gjitha, ne duam lirinë e shprehjes. Përveç kësaj, nëse duam që Rama të largohet, atëherë ai duhet të shkojë, ne jemi shumë të zhgënjyer prej tij, ” thotë demonstruesi Selman Isufi. “

Ndërkohë, pati raportime për probleme të Ramës me zemrën, për shkak të së cilës ai do të trajtohej në Berlin. Qeveria e mohoi këtë.

Protestat shpërthyen në mes të shkurtit, kur më shumë se 60 deputetë të opozitës dhanë dorëheqjen e mandateve të tyre parlamentare në shenjë proteste.