Pavarësia e Shqipërisë, Kryemadhi: Le të valvitet i lirë ndër shekuj ky flamur

225
Sigal

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI, ka reaguar me një mesazh lidhur me 109 vjetorin e Pavarësisë.

Ajo thekson se sot nuk jemi në kushte të mirë për të festuar, kjo për shkak të ikjes masive të shqiptarëve nga vendi.

“Le të valvitet i lirë ndër shekuj ky flamur kuq e zi dhe të na frymëzojë në veprimet tona, përmes vlerave të përbashkimit që kanë demostruar ata njerëz të mëdhenj që na e mundësuan këtë ditë. Të realizojmë misionin e gdhendur në Himnin Kombëtar, që Shqipëria të rrojë e fortë dhe të punojmë sëbashku për ta ndërtuar atë më të begatë”.

Mesazhi i Monika Kryemadhit

Për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit tonë Kombëtar! Sot ne nuk jemi në kushtet më të mira për të festuar, pasi shumë shqiptarë po largohen, të nxitur nga papunësia dhe pamundësia ekonomike.

Ky vend është i bekuar me të gjitha të mirat, mirëpo njerëzit tanë po kërkojnë të drejtën për një jetë me dinjitet dhe më shumë mundësi larg tij.

Le të valvitet i lirë ndër shekuj ky flamur kuq e zi dhe të na frymëzojë në veprimet tona, përmes vlerave të përbashkimit që kanë demostruar ata njerëz të mëdhenj që na e mundësuan këtë ditë!

Të realizojmë misionin e gdhendur në Himnin Kombëtar, që Shqipëria të rrojë e fortë dhe të punojmë sëbashku për ta ndërtuar atë më të begatë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!