Çfarë është korrupsioni legjislativ për të cilin flet Presidenti?

237
Sigal

Presidenti Meta disa ditë pasi ktheu ligjin për Metrologjinë në Kuvend e ka vendosur në dijeni edhe SPAK-un.

Meta kërkon një hetim të plotë për këtë ligj të propozuar nga mazhoranca dhe miratuar në Kuvend pasi ka konstatuar se ky akt synon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste, në dhënien me koncesion të shërbimit shtetëror tek subjekte privat, në mënyrë të pakontrolluar, dhe pa negociuar asnjë kusht për mbrojtjen e interesit shtetëror.
Po ashtu Meta edhe më parë ka denoncuar se ky ligj ka shkelje të mëdha antikushtetutshmërie dhe i kërkon SPAK të hetojë për autorët e kësaj nisme dhe se si është inicuar pikërisht nga qeveria.

Për hir të së vërtetës ky material i presidentit nga institucione si SPAK-u duhet të analizohet me laps e leter në dorë nga ekspertë të ligjit dhe ekspertë ekonomik ,por përveç fakteve të sakta që jep presidenti mbi dëmet dhe synimin e këtij akti i cili synon të ligjëroje një skemë për qëllime klienteliste në dhënien me koncension të shërbimit shtetëror tek subjekte private në mënyrë të pakontrolluar dhe pa negociuar asnjë kusht për mbrojtjen e interesit shtetëror.

Përpos faktit që ky ligj është një ligj me përmbajtje të lartë anti kushtetueshmerie ,me parashikime në shkelje flagrante të parimeve themelore kushtetuese të funksionimit të tregut të lirë dhe konkurues .

Por në letrën e presidentit ,një term që në fakt është një e vërtetë e madhe ishte sa i vërtetë aq edhe i trishtueshëm, korrupsioni legjislativ.
Nuk ka asgjë të re nga fronti i hajduterise se rilindjes ,varfërisë e pandemise i rëndojnë mbi kurriz koncensionet me miliona euro, por kryetari i sektit të rilindjes nuk i ka bërë vetëm mbi vjedhje. Dhe korrupsionin individual dhe atë të ekzekutivit ku shumë emra janë përfshirë në megafera është e turpshme por jo e pashpjegueshme që është thirrur nën armë për të legjitimuar korrupsionin e parlamentit.
Korrupsioni legjislativ nuk është fenomen në një rast të vetëm.
Në shumë çështje të tjera të aferave të korrupsionit siç ishte dhe ajo e teatrit, ai është tashmë fenomen në parlamentin e kllounave të rilindjes, e ka emrin korrupsion legjislativ. Në këtë moment bie një këmbanë e madhe alarmi, institucioni më i lartë kushtetues i republikës i shërben një sekti dhe kult të individit në megavjedhjen e popullit të tij , në shtypjen e popullit të tij dhe ky është një fakt i turpshem.
Janë kthyer të gjithë në Haxhi Lleshë të Ramës dhe ky model i shëmtuar shqiptarëve duhet t’ua kujtojë atë kohë të dhimbshme.

 

Ka të drejtë presidenti edhe kur shprehet për hapësirën imunitare, dordolecet e Ramës në parlament kujtojnë se kjo çështja e imunitetit është si batanije e ngrohtë për të mbuluar milionat e eurove . Si në çdo dosje që ka në dorë ktu në këtë çështje, SPAK-u le të tregojë se është i aftë për atë punën e pandëshkueshmërisë,
Deri tani ka treguar që është zgjatimi i rilindjes.