Berisha: Në 28 nëntor Shqipëria u çlirua nga nazifashizmi dhe u pushtua nga diktatura

258
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar ditën e çlirimit.Me një mesazh në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se në 28 nëntor Shqipëria u pushtua nga diktatura hoxhiste.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Miq, me 28 nëntor 1944 vendi u çlirua nga pushtimi nazifashist.Por Shqipëria kaloi nga një pushtim i huaj në një pushtim të brendshëm në diktaturën hoxhiste më mizore të kohërave. Nder përjetë atyre që ranë për çlirimin e Shqipërisë.