Pritje nga ambasadori Hasan S. Asan

447
Sigal

U festua në Tiranë 89 vjetori i shpalljes së Republikës së Turqisë

Sivjet u mbushën 89 vjet nga 29 tetori i vitit 1923, kur Kuvendi i Madh i Popullit Turk shpalli “Republikën”. Është kjo arsyeja që çdo vit më dt. 29 Tetor, në përvjetorin e shpalljes se Republikës së Turqisë festohet “Festa e Republikës” si një feste kombëtare. Në këtë ditë në Turqi, si dhe përfaqësitë diplomatike të jashtme të saj jetohet gëzimi dhe entuziazmi i “Republikës”. Me këtë rast, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hasan S. A?an dha mbrëmë një pritje në Hotel “Rogner”, ku morën pjesë Kryeministri Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, përfaqësues të trupit diplomatikë, deputetë, përfaqësues të shtypit, biznesmenë, intelektualë e të tjerë. Historia Kuvendi i Madh i Popullit Turk me dt. 23 Prill në Ankara zhvillon mbledhjen e tij të pare dhe ndërkohe qe po korrej Fitorja e Luftës Nacionalçlirimtare, nga ana tjetër hodhi themelet e regjimit te ri. Sidomos me  Kushtetutën e vitit 1921, edhe pse në nenin nr. 1 të saj nuk thuhej se, “sovraniteti i jepej pa kushte dhe rezerva popullit”, përsëri ajo ishte lajmëtare e tij. Pas fitores së Luftës Nacional Çlirimtare, me dt. 1 nëntor të vitit 1922 suprimohet Sulltanati dhe me 24 korrik të vitit 1923 nënshkruhet Traktati i Lozanës, pas së cilit në Parlamentin Turk diskutimet me te mëdha u bene ne lidhje me cilësimin e shtetit te ri… Duke qenë se  Kuvendi i Madh i Popullit Turk  ishte edhe në të njëjtën kohë edhe qeveri dhe duke qenë se nuk ekzistonte një qeveri më vete dhe Kryeministër, zgjedhja e ministrave brenda Parlamentit haste vazhdimisht në probleme. Më dt. 27 tetor të vitit 1923 jep dorëheqjen qeveria nën kryesinë e Ali Fet’hi (Okyarit) dhe lidhur me qeverinë e re të grupit të Partisë Laboriste nuk arrihet marrëveshja, Ataturku natën e 28 tetorit mbledh shokët e tij dhe shpreh mendimin për zgjidhjen e vërtetë te problemit dhe udhëzon Ismet Inony-në qe te përgatisë një projektligj ku te thuhej se cilësia e shtetit te ri është Republika. Te nesërmen ne Parlament  pasi u deklarohet  deputeteve emri i fëmijës “qe tani kishte lindur qëkur” , ne orën 20.30 miratohet një ndryshim ne Kushtetute dhe shpallet  Republika dhe me vota unanime kalohet ne zgjedhjen e Presidentit ku përsëri me vota unanime  Gazi  Mustafa Kemali zgjidhet Presidenti i pare i Republikës Turke. Kështu pas pak krijohet edhe kabineti i pare nen kryesine e Ismet Inonysë, i cili merr votëbesimin ne Parlament me dt. 30 tetor të vitit 1923. Siç ishte Lufta Nacional Çlirimtare  vepër e suksesshme e Ataturkut ashtu edhe Republika Turke ishte po ashtu vepër e tij… Në vitet e mëvonshme ai e pati shprehur ketë me këto fjale: “Vepra me e madhe e imja është Republika Turke”.