Deklaratat për Thaçin dhe Veselin/ Vasili: Antieuropianizmi histerik i Ramës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës

323
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ndërsa ka komentuar deklarata e kryeministrit Edi Rama për akuzat ndaj Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kreun e Kuvendit, Kadri Veselit, i konsideroi ato “histeri antieuropiane”. Me një shënim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se, “përdorimi i lig nga Rama i ngjarjeve të fundit, po bëhet me qëllimin për të shpërqëndruar opinionin nga vetja dhe përgjegjësitë e rënda të tij”. Sipas Vasilit, sakrifica dhe trimëria e Thaçit dhe Veselit flet vetë dhe se nuk ka nevojë për avokatinë e Ramës.

Postimi i plotë:

Kurdisja e nje histerie antieuropiane! Nje histeri antieuropiane, e kurdisur trashe, eshte shfaqur ngado me regji te Edi Rames gjoja ne emer te mbrojtjes se luftetareve te Kosoves. Perdorimi i lig nga Rama i ngjarjeve te fundit, qe lidhen me Hashim Thacin dhe Kadri Veselin eshte vetem krijimi i prej tij nje fokusi artificial per te shperqendruar opinionin nga vetja dhe pergjegjesite e renda te tij. Hashimi dhe Kadriu dy luftetare te shquar te vijes se pare per çlirimin dhe pavaresine e Kosoves jane dy burra vepra e te cileve flet vete. Sakrificat dhe trimeria e tyre nuk ka nevoje aspak per avokatine e frikacakut Edi Rama. Se sa i respekton luftetaret per liri te Kosoves dhe sa sinqerisht flet per ata Rama, te gjithe e kane te qarte, qe pas veprimeve ndaj nje luftetari te paepur si Haradinaj te cilin edhe paditi ne menyre ordinere ne Gjykate. Histeria antieuropiane ne emer te gjoja mbrojtjes se luftetareve te Kosoves eshte thjesht dhe vetem thika pas shpine e radhes e Rames ndaj tyre dhe ndaj Kosoves. Te gjithe e njohin boterisht rolin e Europes, te Anglise Gjermanise etj ne çlirimin e Kosoves. Asnje nuk e ka harruar Gjeneralin anglez Sir. Michael Jackson personalitetin me te larte pas luftes se dyte boterore te ushtrise britanike, qe drejtoi ne Kosove ne momentet me kritike te saj. Kosova e pavarur eshte nje veper madhore e SHBA dhe Europes. Antieuropianizmi i histerik i Rames eshte demi me i madh qe mund ti behet Kosoves, e cila Europen dhe integrimin europian i ka prioritetin me madhor te saj. Izolimi dhe armiqesimi i Kosoves me Europen eshte objektivi me i madh i te gjithe antishqiptareve, qe perfaqeson Edi Rama. Vetem per shkak te Rames sot Shqiperia eshte ne momentin me te keq te integrimit europian te saj dhe ne udhekryqin me te rrezikshem te ekzistences se saj. 15 kushtet per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE, jane prova e zhberjes se shtetit dhe kursit antieuropian te rilindjes. Krimi, droga,korrupsioni, pastrimi i parave, votimet moniste dhe shkaterrimi i te gjithe institucioneve te vendit ne Shqiperi jane fakte tronditese qe po shkaterrojne te tashmen dhete ardhmen e saj. Shqiperia nga nje aleat e ndihme per Kosoven, eshte thjesht dhe vetem nje problem i madh me shume dhe nje avokat me vlere negative i saj. Perballe kesaj situate vetem propaganda dhe shteti i propagandes jane ato, qe drejton realisht Edi Rama. Per te shperqendruar vemendjen nga pergjegjesite e renda per izolimin e vendit dhe krizen e tmerrshme ekonomike, qe e ka mberthyer, Rama eshte leshuar te fitoje minuta propagande dhe mbijetese politike per veten e ti, duke shperdoruar pabesisht ngjarjet ne Kosove. Hashimi dhe Kadriu pa ju dridhur syri jane perballur me kasapin e Ballkanit Milosheviçin dhe kane fituar beteja te medha. Ata do te perballen edhe me kete beteje te re dhe do ta fitojne edhe ate. Nje Shqiperi dinjitoze dhe autoritare sigurisht do te ishte nje mbeshtetje per ta. Shqiperia e Edi Rames eshte e kunderta,sepse pervec problemeve nuk eshte ne gjendje te ofroje asgje tjeter. Imoraliteti antieuropian i Rames eshte zgjatim i skenarit te erret te tij per ta mbajtur Shqiperine larg Europes dhe per ta bere pre te interesave te errta qe shohin ne te kundert te Perendimit, qe pasurojne Ramen dhe rrënojne shqiptaret. Kurdisja e kesaj histerie antieuropiane ne emer gjoja te luftetareve te UÇK eshte nje strategji e pabese kunder te gjithe shqiptareve ne Kosove e Shqiperi. Ajo duhet perbuzuar dhe neveritur si produkt i nje antishqiptari si Edi Rama.