Katy Perry tregon mënyrën e pazakontë se si do të gjejë emrin e fëmijës së saj

297
Sigal

Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, është shtatzënë me bashkëshortin e saj, Orlando Bloom. Ajo tashmë është shtatzënë me fëmijën e parë. Katy Perry ka zbuluar metodën e pazakontë që do të përdorë kur të jetë koha për emrin e bebit të saj. E ftuar në Karson and Kennedy, këngëtarja zbuloi se e porsalindura do të zgjedhë vetë emrin e saj nga një listë emrash që ajo dhe Bloom kanë formuluar. “Ende nuk kemi zgjedhur një emër për të, por ne kemi disa opsione dhe ajo do na tregojë vetë”, tha Perry në intervistë. Do ta shoh atë, dhe do them emrat, dhe e di se njëri do i përshtatet”, tha ajo.