Princ Leka thirrje Kosovës: Të jeni të unifikuar në mbrojtjen e interesave kombëtare

477
Princ Leka në kuadër të zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës ka uruar që tensionet politike të qetësohen ne Kosovë dhe që vendi të njohë tashmë zhvillimin e merituar në interes të qytetarëve. Shkrimi i plotë i Princ Lekës Me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës, Familja Mbretërore uron që tensionet politike të qetësohen ne Kosovë dhe që vendi të njohë tashmë zhvillimin e merituar në interes të qytetarëve. 
Ne përgëzojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë për arritjet e derisotme në Kosovë pavarësisht se mbetet shumë për të bërë për të siguruar standarde demokratike më të larta, prosperitet, mirëqënie, siguri, stabilitet e drejtësi për të gjithë, por edhe për të luftuar korrupsionin, nepotizmin, oligarkinë dhe të gjitha fenomenet që dëmtojnë interesat e shtetit të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Me këtë rast, u bejmë thirrje institucioneve të vendit dhe popullit që të jene vigjilent dhe të unifikuar në mbrojtjen e interesave kombëtare, të integritetit dhe sovranitetit sepse Historia e Kosovës, si pjese e pandarë e kombit shqiptar, nuk mbaron këtu! Jam i prirur nga besimi dhe shpresa që e ardhmja do të jetë më e mirë se e tashmja, pavarësisht se rruga nuk është gjithnjë e shtruar
Sigal